Asnjë detaj nuk i shpëton “kontrollores”, e cila analizon me profesionalitet çdo centimetër të dhomës dhe dokumenton çdo karakteristikë me anë të fotove. Që kur ka nisur këtë punë, Zhuang ka fjetur në më shumë se 200 dhoma hoteli. Praktikisht kjo vajzë është gjithë kohën me pushime, por duke punuar. Ajo duhet të jetë e kujdesshme të mos zbulohet nga punonjësit e hotelit. Prezantohet si një kliente normale dhe sapo hyn në dhomë nis inspektimin. Pasi ka kryer analizën, vajza nis të bëjë recensionin e hotelit ku qëndron ku jep të gjitha përfundimet që ka nxjerrë nga vëzhgimet e saj.