Sot një grup studiuesish francez me një studim të publikuar në Revistën e Kancerit, konfirmojnë se rreziku i tumoreve në gjoks rritet në gati 30% tek gratë që bëjnë turnin e natës.
Studimi ka përfshirë nga viti 2005 deri në vitin 2008 rreth 3 mijë gra dhe ka analizuar karrierën dhe profesionin e tyre. Në mesin e grave të përfshira në studim 11% e tyre kishin punuar më turne. Krahasuar me gratë e tjera tek këto zonja është vënë re një rrezik më i madh i kancerit të gjirit.
Probabiliteti është dukshëm më i madh thotë studimi, prishja e ritmit të gjumit ka një ndikim të madh në këtë. Lidhja mes kancerit të gjirit dhe zhvendosjes së turneve veçanërisht vihet re tek gratë që akoma nuk kanë lindur fëmijën e tyre të parë sepse ato sipas mjekëve janë me të prekshme nga ndryshimi i ritmit të jetës.