Le te flasin te tjeret bukur ne kafene.
Ti asgje mos duartrokit
se fjalet e bukura ndodh qe shpesh
te ngjajne me femrat qe shikojne dinakerisht.
Ne dhomen tende eshte tavolina
atje ne gjysmerresire.
Le te flasin te tjeret bukur ne kafene
se dielli eshte kaq shume i mire.
Kerrusu,
ne dhomen tende te punes
le te nxihen gishterinjte deri ne dhembje:
pastaj do kujtohesh se fjalet e bukura
kane mbetur diku pas teje.
Dhe ti s'do ndihesh asnje trishtim
per fjalet e bukura ne kafene,
se njerezit qe folen dikur aq bukur
do heshtin para tavolines tende.
Ti asgje mos duartrokit
se fjalet e bukura ndodh qe shpesh
te ngjajne me femrat qe shikojne dinakerisht.
Ne dhomen tende eshte tavolina
atje ne gjysmerresire.
Le te flasin te tjeret bukur ne kafene
se dielli eshte kaq shume i mire.
Kerrusu,
ne dhomen tende te punes
le te nxihen gishterinjte deri ne dhembje:
pastaj do kujtohesh se fjalet e bukura
kane mbetur diku pas teje.
Dhe ti s'do ndihesh asnje trishtim
per fjalet e bukura ne kafene,
se njerezit qe folen dikur aq bukur
do heshtin para tavolines tende.