Pra, del se punëtorët e palodhshëm nga kolegët e tyre përjetohen si kërcënim, meqë të tjerët vihen në siklet që edhe vetë të japin më shumë rezultate në punë. Ekspertët kanë konstatuar se punëtorëve të tillë të tjerët ua shohin për të madhe se “ngrehin kriteret në një nivel më të lartë”, duke i bërë të tjerët që të duken më keq në sytë e shefit. Pra, nuk ka rëndësi se grupi mund të ketë dobi nga punëtorët e tillë.
Pjesëmarrësit në studim kanë deklaruar se nuk do të donin të punonin me kolegë egoistë, por as me kolegë jo egoistë, të palodhshëm, kryesisht për shkak se “përkrah personave të tillë, ata duken keq”. Edhe një herë vërtetohet se “delja që ndahet nga kopeja, e ha ujku”, apo thënë më ndryshe, “bëj siç bën dynjaja”, pa marrë parasysh se sa mund të pajtohet secili prej nesh me një konstatim të tillë.