Punohet me goditjet standarde Magani pret ushtare ne fushe

Punohet me goditjet standarde, Magani pret ushtarë në fushë

Teuta është gati për finalen e parakohshme me Kukësin.

Trajneri i Teutes, Gugash Magani, gjate ndeshjes se futbollit, Vllaznia-Teuta e Durresit, 0-2, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne fushen sportive "Reshit Rusi" ne Shkoder./r/n/r/nTeuta's coach Gugash Magani during the Albanian Super League football match Vllaznia vs Teuta of Durres, 0-2 at the "Reshit Rusi" stadium in Shkoder.

Durrsakët do të zbresin në fushë sot, në orën 19:00 vetëm për maksimumin, pasi vetëm kështu mund të barazohen me pikë me rivalin për zonën "Euro".

Statistikat i ka në favor për këtë sezon, pasi në dy ndeshjet e luajtura në "Niko Dovana" ekipi i Maganit ia ka dalë, konkretisht për kampionat dhe Kupë. Ndaj qëllimi është që të mos e prishin këtë ecuri, duke fituar dhe shkuar në kuotën e 51 pikëve, po aq sa kanë edhe verilindorët e drejtuar nga Klodian Duro. Skuadra dje u dha fund përgatitjeve, me një seancë në orarin e ndeshjes. Gugash Magani e ka për fat grupin e plotë, përveç Ditës, i cili e ka mbyllur tashmë sezonin.

Trajneri e nisi seancën me një analizë, ku dha edhe disa porosi. Ai u kërkoi të tijve se si duhet të sillen në situata të veçanta, ndërkohë u ngarkoi disa elementëve detyra për të markuar kundërshtarët. Më pas, peqinasi e ka ndarë ekipin në dysh, ku zhvilloi edhe një lojë brenda grupit. Në njërin krah rreshtoi titullarët e mundshëm, ndërsa në anën tjetër formoi skuadrën "kundërshtare".

Gjatë këtij testi, trajneri është shfaqur tejet kërkues ndaj futbollistëve dhe në veçanti ndaj Çyrbjes. Nga mesfushori pret që të njoh më mirë aftësitë e veta dhe një gjë të tillë ta dëshmojë edhe në fushë, pasi potenciali nuk i mungon. Në shumë situata ai e ktheu prapa aksionin, derisa trajneri pa atë që priste. Rëndësinë më të madhe gjatë seancës përmbyllëse stafi ua ka kushtuar goditjeve standarde, ku u është kërkuar lojtarëve që të lexojnë kundërshtarin dhe të mos pësohet nga këto distanca. Njëkohësisht, janë provuar dhe lojtarët, të cilët godasin goditjet standarde tek ekipi i Teutës, si Musta, Lena, Lukiç dhe R. Hoxha që kanë treguar aftësitë e tyre duke shënuar disa herë.

Jo vetëm kaq, pasi janë provuar edhe disa skema kur ekipi zotëron topin si në goditje standarde apo dhe kur ekipi duhet ta dalë para. Me tone të larta, Magani u ka kërkuar të tijve që të gjithë të sillen si ushtarë në fushë dhe mos përsërisin ndeshjet si ndaj Vllaznisë apo Flamurtarit. E thënë ndryshe, ai pret punëtorë në fushë, pasi e ka të qartë se vetëm pikët e plota i bëjnë punë për objektivin e vetëm që u ka mbetur për këtë sezon.

Përgatiti: Jeton Rexhmati


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama