Deputetët kanë hyrë sot në sallën e Kuvendit nën thirrjet e dhjetra ish-punonjësve të administrates që janë larguar nga detyra. Të organizuar ara kanë zhvilluar sot një protestë para nisjes së seancës plenare duke protestuar për heqjen e tyre nga puna.
Në pankartat e tyre shkruhej “Na mashtruat”, “Ku ma ke konkursin”, “Deputet mos shkel ligjin”.
Protestuesit pretendojnë se janë larguar padrejtësisht nga puna. Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, në rast se nuk do të ketë asnjë reagim për shqetësimin e tyre.
Protesta mbështetet nga Partia Demokratike në opozitë.
Edhe pse akti normative I qeverisë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese qeveria ka thënë se askush nuk do kthehet në punë. Ministrja për Inovacionin dhe Administratën, Milena Harito, tha se kjo gjë është e pamundur, pasi largimet nga puna këta 3 muaj nuk kanë shkelur asnjë ligj, po ashtu dhe emërimet e reja.