Pushimet? 10 qytetet e ndaluara

Pushimet? 10 qytetet e ndaluara
Rrezatim, mbetje industriale dhe kimike; këto elementë të rrezikshëm gjenden në 10 qytetet ku askujt nuk i këshillohet që të kalojë qoftë edhe disa ditë pushime sepse dëmtojnë shëndetin. Blacksmith Institute, një kompani që merret me mbrojtjen e ambientit, ka hartuar një klasifikim të vendeve më të ndotura në botë dhe që janë vdekjeprurëse për banorët e përhershëm.

Linfen në Kinë – Kodrat përreth Linfen janë plot miniera legale dhe ilegale, ajri është i ndotur me karbon. Rrobat e bardha të sapolara bëhen të zeza para se të thahen.

Dzerzhinsk në Rusi- Gati 300 milionë tonalata të mbetjeve kimike, përfshi edhe disa tepër të rrezikshme, ndodhen në këtë qytet. Jo rastësisht zona ka marrë cmimin Guinness për ndotjen më të madhe me agjentë kimikë.

Tianying në Kinë- Një qytet industrial, ku prodhohet gjysma e sasisë së plumbit në Kinë. Për shkak të teknologjisë me nivel të ulët dhe mungesës së rregullave, shumë metale toksike përfundojnë në ambient dhe në ujë.

Sukinda në Indi- Kromi është një metal i rrëzikshëm i përdorur për prodhimin e hekurit. Eshtë kancerogjen dhe shumë i rrezikshëm për jetën e njeriut. 60 përqind e ujit përmban krom në nivel dy herë më të lartë se normalja.

Vapi në Indi- Ky qytet ndodhet në fund të terreneve industriale në Indi. Për qytetarët, kostoja e rritjes së prodhimtarisë në Indi paguhet me jetë. Niveli i mërkurit në ujërat nëntokësore është 96 herë më i lartë se normalja e lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Oroya në Peru- Plumbi është i përhapur masivisht dhe numri i të vdekurve sa vjen edhe rritet.Oroya është një qytet i minatorëve në Andet peruane. Atje fëmijët e kanë nivelin e plumbit në gjak mbi limitin e pranueshëm.

Norilisk në Rusi- Ky qytet është themeluar në vitin 1935 dhe sa vjen gjendja bëhet më e keqe. Eshtë epiqendra e kompleksit të fonderive në botë. në ajër clirohen cdo vit 4 milionë tonelata plumb, nikel, arsenik dhe zink.

Chernobil në Ukrainë - Dihet që në 26 prill të vitit 1986 ndodhi ajo tragjedi dhe në ajër u clirua rrezatim 100 herë më i madh se sa bombat atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki. Sot ajri në një zonë 30 kilometër katror mbetet super i ndotur dhe i pandryshueshëm.

Sumgayit në Azerbajxhan-  Këtu Ish-Bashkimi Sovjektik ka bërë gabime monstruoze. Janë ndërtuar me dhjetëra fabrika që ndosin ajrin dhe shkatërrojnë natyrën.

Kabue në Zambia- Në këtë qytet plumbi u zbulua në vitin 1902 por nuk pati shumë rrezik, pasi numri i popullsisë qe tepër i vogël dhe ndotja ishte në një zonë të reduktuar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama