Pushimet Shqiperia zgjedhja e 2 per maqedonasit

Pushimet, Shqiperia zgjedhja e 2 per maqedonasit
Shqipëria është zgjedhja e dytë, pas Greqisë, për pushuesit nga Maqedonia. Të dhënat janë bërë publike nga Enti i Statistikave, pas një hulumtimi të bërë. E përditshmja shqiptare në Maqedoni, Koha, i ka kushtuar sot kryeartikullin kësaj teme, ku theksohet se arsyet pse Shqipëria është e preferuar për pushuesit maqedonas janë, të qenit afër gjeografikisht dhe çmimet e lira.

Në Greqi kanë pushuar mbi 42 për qind e numrit të përgjithshëm, më pas vjen Shqipëria, me më shumë se 32 për qind e numrit total.

Shpenzimet ditore të një pushuesi nga Maqedonia në Shqipëri mesatarisht shkojnë jo më shumë se 800 denarë, shkruan Koha, dy herë më pak sesa në Greqi, apo tri herë më lirë sesa në Kroaci.

Sipas Koha-s, kjo ndoshta është edhe një nga arsyet që Shqipëria renditet e dyta në listën e vendeve që janë frekuentuar më shumë këtë vit, pas Greqisë.

Po sipas të njëjtit artikull, pushuesit maqedonas në Shqipëri nuk qëndrojnë më gjatë se një javë, ndërsa ndryshe është situata për Greqinë, ku pushimet atje zgjasin të paktën 10 ditë.

Ndërkaq, Kroacia është vendi me kosto më të lartë për të kaluar pushimet e verës, madje më shumë edhe sesa Turqia, dhe kjo sipas gazetës, ka bërë që numri i maqedonasve që kanë pushuar në Kroaci këtë verë, të jetë i vogël.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama