Një pyll gjigant gështenjash, trëndafilash, palmash, çati shtëpish prej balte të shoqërojnë deri sa arrin dunat e para prej rëre, afër Tinfout, për të vazhduar akoma deri në M‘Hamid. Vetëm 60 kilometra larg nga fshati, dunat e rërës së Erg Chagaga, ku mund të arrish vetëm mbi kurrizin e kamelieve, janë të rrethuara nga një qetësi "vdekjeje". Akoma shkretëtirë dhe qetësi nga Pekini në Samarcanda, në rrugën e mëndafshit që përshkon Azinë Qendrore dhe shkretëtirën e Taklimanit. Bukuri tjetër që nuk duhet humbur është ajo që kalon nga Uzbekistani, prek Murin e Madh përmes Tashkentit, kryeqytetit uzbek, e mbërrin në Samrcanda. Një tjetër mrekulli është edhe shkretëtira e bardhë mes vendeve që autorët këshillojnë: Slar de Uyuni, shkretëtira e kripës së Altiplanos në Bolivi, që ka "lindur" nga tharja e një liqeni gjigant parahistorik, Minchin. Fuoristradë dhe shpirt aventurier, janë këta përbërësit e nevojshëm për të zbuluar fshatrat e mrekullueshëm të Aymara-s dhe vullkanet në parkun kombëtar të Sajamës, 12 mijë kilometra katrorë nga Minchin. Po Bostvana? Një tjetër mrekulli që nuk duhet humbur. Shpirti i Afrikës, përmes zbulimit të parqeve, lagunat e Okawangos dhe rezervati Moremi Game, apo udhëtimi në kësulën e akullt meridionale, Capo de Hielo Sur, në Argjentinë. Nuk kemi harruar mrekullitë përrallore të Australisë, apo Canal du Midi në Francë, të famshmen "Rute 66" në bordin e një mauneje që përshkon Amerikën nga Çikago në Los Anxhelos. Lind pyetja përse të mos shkojmë në Lapponi, përgjatë një rruge rreth 200 kilometra në tundrën arktike, për të mësuar si tërhiqen slitat me macet e dëborës. Dhe në fund në Ruanda, në parkun kombëtar "Des Volcans", për të parë gorricat; në Kanada, në gjurmët e kërkuesve të arit, nga Moska në Pekin me linjën hekurudhore transmongole; në Ruta Maja, nga Meksika në Honduras. Me pak fjalë, itinerare dhe udhëtime të paharrueshme për të ditur se çfarë të zgjedhësh në këtë fillimsezoni pushimesh.
Gjërat që nuk duhet të harroni
Janë disa gjëra që duhet t‘i merrni gjithmonë me vete, por që shpesh, duke mos i kushtuar rëndësinë e duhur, harrojmë t‘i marrim. Për t‘i kujtuar ato hidhini një sy më poshtë:
Librin që pëlqeni të lexoni
Është zbavitës, por njëkohësisht leximi i tepërt nuk të bën asnjëherë keq. Meqenëse në punë nuk ke asnjëherë kohë për të lexuar librin tënd të preferuar, koha më e përshtatshme është ajo e pushimeve.
Syzet e leximit
Për prindërit tanë, apo të gjithë ata që kanë probleme serioze me sytë, mungesa e tyre do t‘i bënte vërtet stresuese pushimet. Ndaj është mirë që syzet të jenë të parat që të futen në çantë para udhëtimeve, qofshin këto edhe të shkurtra.
Prerëset e thonjve
Mund të duken gjëra të vogla, por sigurisht që janë të rëndësishme. Prerësja e thonjve, së bashku me limën janë të domosdoshme.
Çadra
Nuk është e thënë që në 15 ditë, apo më shumë të mos bjerë shi. Për të qenë të përgatitur nuk do të ishte keq t‘i kushtonit një cep të vogël të valixhes suaj çadrës, përndryshe rrezikoni që në ditët me shi të qëndroni brenda dhomës së hotelit.
Karikuesin e celularit, IPodit apo aparatit fotografik
Mund t‘ju duket pa kuptim, por e imagjinoni stresin kur doni të dëgjoni muzikë, të shikoni një film në lap-top, apo t‘i bëni një telefonatë familjes, ose mikut tuaj të zemrës. Sigurisht ka nga ata fatlumë që vendosin të marrin me vete celularë apo aparate që mund të shkojnë edhe dhjetë ditë pa u karikuar. Por, për të tjerët është më mirë karikuesi me vete.
Prezervativët
Janë gjërat që zakonisht harrohen të merren me vete, edhe pse ndoshta janë më të rëndësishme se gjithë të tjerat. Si ju duket ideja që pushimet do t‘i kaloni në vende ku nuk ka farmaci afër, ndërsa dyqanet për rreth nuk tregtojnë gjëra të tilla? Dy javë pushime, pa pasur kontakte seksuale? E tmerrshme! Në fund të fundit për pushime nuk shkohet asnjëherë vetëm dhe mbi të gjitha shkohet për qejf.
Kartën tuaj të kreditit
I imagjinoni dot pushimet pa lekë? Më mirë jo, ndryshe do të ishte e tmerrshme. Kartën e kreditit dhe biletat e avionit gjithmonë një ditë para nisjes mbahen te koka e krevatit.
Kremrat dhe ilaçet
Pomadat apo kremrat e diellit dhe ilaçet për dhembjen e kokës janë të padiskutueshëm në valixhen tuaj.
Shkruani në bllok adresën e-mail-it të punës
Dihet që e-mail-it personal i kushtohet gjithmonë e më shumë rëndësi, por për të shmangur ndonjë pakënaqësi gjatë ditëve të pushimit është mirë që të dini përmendësh, ose të shënoni në bllok adresën e e-mail-it të punës.
Nga : Gazeta Shqip