Pushimi mjekesor me pagese prodhon punetore te shendetshem

Pushimi mjekësor me pagesë prodhon punëtorë të shëndetshëm

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas të dhënave të qeverisë federale, nëse punëtorët marrin pushim me pagesë kur janë sëmurë,  ata bëhen më të shëndetshëm e më prodhues.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve – agjenci qeveritare – ka dalë me  një studimi që tregon se përfitimi i punëtorëve është përfitues edhe për punëdhënësit.

Sipas studimit, nëse personit i paguhet pushimi kur është i sëmurë, mundësitë për të pësuar lëndime në punë pakësohen 28 përqind.

Studimi i pari i këtij lloji bazohet në të dhënat e mbi 38 mijë punonjësve të sektorit privat. Studimi konstaton se punonjësit e sëmurë, të stresuar a të lodhur që punojnë papushim vuajnë nga sëmundje shtesë ose lëndohen në punë.

Por pa pushimi mjekësor të paguar, ata vazhdojnë të punojnë nga frika e humbjes së të ardhurave.

Studimi thotë se punëtorë në rrezik të lartë në punë të tilla si ndërtim, prodhim industrial dhe bujqësi përfitojnë më shumë nga pushimi mjekësor me pagesë.

Rezultatet e studimit i shtyjnë ekspertët të theksojnë  se – nëse më pak njerëz punojnë ndërsa janë të sëmurë, siguria teknike në vendin e punës forcohet. Por edhe punëdhënësit mund të përfitojnë shumë nga rritja e produktivitetit dhe pakësimi i mungesave në punë.



http://astritlulushi.wordpress.com/2012/08/03/pushimi-mjekesor-me-pagese-prodhon-punetore-te-shendetshem/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama