Reforma e parë në drejtësi është zbatimi i ligjit sot. Ju duhet të tregoni që ky vend sundohet nga ligji dhe jo nga të pushtetshmit dhe të fortët.
Kjo është thirrja që qytetarët e grupimit "Për Publiken" i kanë bërë, sot, autoriteteve më të larta të vendit.
Grupimi, që proteston kundër ndërtimit të paligjshëm nga Bashkia e Tiranës të një këndi lojrash në Parkun e Liqenit, i ka drejtuar sot një letër publike drejtuesve të institucioneve kryesore kushtetuese të vendit, përfshi Presidentin; Kryetarin e Parlamentit; Kryeministrin; ministrat e Brendshëm, të Drejtësisë dhe të Mjedisit; dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
Letra, që kërkon ndalimin e veprimeve të paligjshme të Bashkisë së Tiranës, shprehet: