Sot Shqipëria do të debutojë në ëndrrën europiane. Kombëtarja shqiptare do të luajë në drekë takimin e parë në kompeticionin e Francës, kundër Zvicrës.
Kuqezinjtë do të zbresin në fushë në orën 15:00, në ndeshjen që zhvillohet në qytetin e Lens, për të shkruar një tjetër histori.
Ky takim do të jetë shumë i veçantë jo vetëm për faktin se është hera e parë që Kombëtarja luan një ndeshje europiani, por edhe përballjen mes vellezërve Xhaka.
Entuziasmi i qytetarëve për këtë ndeshje është më i madh se kurrë.
Edhe më herët, kryeministri ka komentuar edhe për ndeshjen e Shqipërisë me Zvicrën dhe thotë se një numër i madh tifozësh kuqezi kanë “pushtuar” Lensin, ku do të zhvillohet ndeshja.
"Urime Francës nesër, Shqipëria me Zvicren në Lens ku flitet për pushtim kuqezi".