Pushtohet Krimeja gjendje alarmi ne Ukraine

'Pushtohet' Krimeja, gjendje alarmi ne Ukraine

Flamuri rus po valëvitet sot në disa nga institucionet më të rëndësishme të rajonit të Krimesë në Ukrainë.Persona të armatosur kanë pushtuar ndërtesat qeveritare në këtë rajon. Ndërkaq qeveria e përkohshme e Ukrainës është në gjendje alarmi vetëm disa ditë pas largimit nga vendi të presidentit Janukovicc dhe mbarimit të protestave pro-evropiane.  

Personat e armatosur nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë apo kërkesë, ndërsa zaptimi i ndërtesave qeveritare ndodh një ditë pas konfrontimeve mes separatistëve pro rusë dhe mbështetësve të liderëve të rinj të Ukrainës. Ndërkohë presidenti rus Putin urdhëroi dje një stërvitje ushtarake në kufi me Ukrainën, gjë që shihet nga opinion ndërkombëtar si një përpjekje për të shkëputur këtë rajon.

Rajoni i Krimeas ndodhet në pjesën veriore të Detit të Zi, është një Republikë autonome parlamentare brenda Ukrainës, e cila zbaton Kushtetutën e Krimeas në përputhje me ligjet e Ukrainës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama