Pushuesit braktisin Durresin

Pushuesit braktisin Durresin

Plazhi i Durrësit zbrazet nga pushuesit në pikun e sezonit turistik. Tetëdhjetë për qind e pushuesve nga Kosova dhe Maqedonia janë larguar për të festuar muajin e Ramazanit në vendlindjen e tyre. Pronarë të hoteleve, restoranteve dhe të njësive tregtare përgjatë bregdetit pohojnë se sezoni veror i këtij viti konsiderohet si më i keqi në 10 vitet e fundit.

Ata shprehen se turizmi dështoi në muajin qershor për shkak të zgjedhjeve parlamentare. Ndërkohë që tani, plazhi është boshatisur sërish nga pushuesit tradicionalë. Nisja e muajit të Ramazanit, i cili shoqërohet me agjërimin për 30 ditë, dhe një baze rregullash strikte e të forta për të gjithë besimtarët, ka larguar të gjithë pushuesit e mbërritur nga Kosova e Maqedonia.

Mësohet se nga Agipi deri tek Iliria, çadrat dhe shezlongët janë mbyllur, ndërsa në lokale kanë mbetur vetëm kamerierët. Në zonat më të mbipopulluara, konkretisht, "Iliria" dhe "Rrota e Kuqe", subjektet punojnë me 20 për qind të kapacitetit të tyre. Aktualisht, plazhi që numëron më shumë pushues është ai i Gjirit të Lalëzit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama