Bazuar ne studimet e fundit, kembimi i ketyre substancave gjate puthjes mund te reflektoje ne permiresimin e imunitetit dhe prodhimin e antitrupave kunder semundjeve te ndryshme. Nje puthje e shpejte romantike mund te djege 2-3 kalori, ndersa nje puthje franceze mund te djege me shume se 5 kalori. Ndjeshmeria e buzeve eshte 200 here me e larte se ndjeshmeria e mollezave te gishterinjve. Po ashtu thuhet se ata qe pershendeten me puthje jetojne 5 vjet me shume mesatarisht. Puthja me e popullarizuar, “puthja franceze” eshte quajtur “bashkimi i shpirtrave” ne France, ketu nuk jane vetem buzet qe kryejne kete puthje, por eshte gjuha shume aktive. Puthja eshte po ashtu pjesa me e rendesishme e paralojes seksuale, prandaj eshte e rendesishme te kuptoni se ne çfare situate çfare puthje te dhuroni:
Puthja franceze
Edhe pse te gjithe e dime se çfare eshte puthja dhe si duhet puthur, e ashtuquajtura puthje franceze eshte e zjarrte, por ajo eshte edhe hulumtim subtil i buzeve te partnerit. Prandaj, mos u beni agresive.
Puthja ne buze
Puthja ne buze eshte serioze, permes puthjes ne buze deshmohet nje lloje besimi i madh tek partneri e sidomos kur gjate puthjes partneri ua prek fytyren apo floket. Kjo eshte shenja e pare e lindjes se nje dashurie.
Puthja ne qafe
Me shume se 80 per qind e femrave thone se qafa e tyre eshte nje pjese shume e ndjeshme dhe kur nje femer ia ofron qafen nje mashkulli ai duhet me shume kujdes dhe dashuri te ia puth sepse shume lehte mund ta irritoje ate.
Puthja ne faqe
Puthja ne faqe ne kohen e sotme trajtohet si feminore, por eshte e gabuar. Jepjani nga nje puthje ne faqe partnerit nga disa here ne dite dhe buzeqeshni. Me kete i tregoni se ai/ajo ende eshte e vlefshme per ju dhe jeni i interesuar per te.