Shqiptari puthi me forcë baristen në një lokal ndërsa ajo ishte duke i shërbyer kafenë. Kjo ishte një puthje "alla franceze" dhe jo një "puthje e thjeshtë", është shprehur vajza gjatë hetimeve. Për shkak të kësaj ndodhie, vajza është larguar nga vendi i punës për mos u takuar më me 'agresorin'. Gjykatësit i kanë bërë të ditur të pandehurit, Angjelin M., veprën e tij penale dhe në të njëjtën kohë e kanë detyruar të paguajë edhe dëmin prej 2500 eurosh. Kjo shumë është dhënë pasi në dhjetor të të njëjtit vit, vajza ka pësuar humbje financiare pasi është larguar nga vendi i punës.
"Klientja ime jeton akoma me trauma dhe ka frikë", është shprehur avokatja Stefania Makali. Prokuri kishte bërë kërkesë që i padituri të merrte burgim me 1 vit e gjysmë. Ngjarja ka ndodhur në 3 qershor 2007, kur I riu shqiptar në gjendje të dehur hyri në lokal. Pasi i janë refuzuar pije alkolike, ai kërkoi një kafe. Në kohën kur banakierja po i shërbente kafen, ai e ka kapur nga koka me forcë dhe e ka puthur. Në këtë kohë ka ndërhyrë pronari i lokalit i cili e ka ndaluar shqiptarin.