Puthja flet vete

Puthja flet vete
Çdo lloj i puthjes bart nje porosi me vete, thone shkencetaret. Zona e caktuar e trurit percakton tri gjera te ndryshme me rastin e gjetjes se partnerit epshin seksual, dashurine romantike dhe afersine. Seksi nxit ‘kerkimin’, dashuria tregon se per ke do te vendosni, e afersia siguron qe ate person do ta doni dhe do ta ‘duroni’ per nje kohe te gjate. Por, puthja ndihmon qe te mbahen te gjitha keto procese kimike, thone shkencetaret amerikane. Derisa puthen, bashkeshortet kembejne shume informata jo verbale, ku çdo lloj i puthjes bart nje porosi ne vete. Puthjet ‘fillestare’ jane te buta, te lehta dhe te thjeshta, vetem prekje buzesh, kur njerezit jane duke e zbuluar njeri-tjetrin. Kur personat vijne duke i leshuar ‘freret’, atehere puthja behet epshore.

Puthja e percjelle me peshperitje

Puthja e cila percillet me peshperitje te lehte ne vesh te fjaleve te embla, apo edhe ‘te ndyta’, eshte nje perjetim i veçante. Kjo tregon se keni te dashur i cili pa problem di t’i shprehe ndjenjat e tij. Edhe ju duhet te veproni njesoj.

Kafshimi i veshit dhe puthja e dores

Nese fillon qe t’ua kafshoje veshin, t’ua puthe qafen dhe duart, duke evituar me qellim gojen, dmth se i pelqeni shume dhe se eshte ne disponim per lojera te dashurise qe mund te zgjasin. Puthjet e tilla jane efikase kunder monotonise ne lidhje.

Puthja sensuale eksiton

Puthja e cila fillon ngadale, e shnderrohet ne puthje sensuale, ka per qellim qe t’i zgjoje te gjitha shqisat. Mashkulli i cili puth ne ate menyre le te kuptohet se eshte i gatshem per kembim te emocioneve. Puthjet e tilla afrojne dhe lidhin dy persona qe duhen.

Puthjet e syve

Puthjet e syve, apo te pjeses rreth tyre, tregojne nje afersi te madhe qe ai ndjene per ju. Puthjet e tilla jane te rralla, meqe jane te rralla edhe ato çifte qe e arrijne kete shkalle te afersise.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama