Puthja per femrat me e rendesishme se seksi

Puthja për femrat, më e rëndësishme se seksi
Një puthje e gjatë dhe gjithë pasion ul tensionin e gjakut dhe gjithashtu edhe nivelin e kolesterolit, duke parandaluar në këtë mënyrë rrezikun e infarktit. Edhe mbrojtjet e imunitetit bëhen më të forta. Sepse gjatë çdo puthjeje çlirohet një sasi e madhe bakteresh, të cilat përçohen nga një partner te tjetri, duke nxitur prodhimin e antitrupave të rinj.

Domethënia që ka puthja për femrat dhe meshkujt ka qenë temë e kërkimit të seksologes Ingelore Ebberfeld nga Bremeni. Sipas studimit gjerman, të kryer mbi 514 njerëz të moshave 16-91 vjeç, ndërkohë që meshkujt priren ta shohin puthjen më shumë si një zakon, për femrat ajo përfaqëson një përbërës shumë të rëndësishëm për intimitetin e çiftit, aq sa konsiderohet më e rëndësishme se seksi. Ka edhe më: dy të tretat e femrave që iu përgjigjën pyetësorit të seksologes, thonë se një burrë që puth mirë, është edhe një i dashur i mirë. Në përgjithësi, ato që thoshin se puthnin me kënaqësi, ishin 56 për qind e femrave të pyetura, kundrejt 44 për qind të meshkujve. Vetëm kur bëjnë dashuri, sjellja e të dy gjinive duket se përputhet: 10.7 për qind e meshkujve dhe 9.7 për qind e femrave kanë deklaruar se nuk puthen gjatë raportit.

Efektet e puthjes

Rrahjet e zemrës arrijnë 180 të rrahura në minutë. Presioni i gjakut shkon 150 mm. Vihet re një zgjerim i bebeve të syrit dhe thuajse bllokim i mushkërive. Fytyra merr një ngjyre të kuqe të ndezur, për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut. Trupi përshkohet nga të dridhura dhe të duket sikur gjithçka e jotja është në ajër. Është ky efekti i quajtur "zemra në grykë", i njëjtë si për gratë ashtu edhe për burrat, ose siç konsiderohet rëndom, ai emocioni i fortë që provon njeriu sa pothuajse i del vetja jashtë kontrollit. Kjo është pra "puthja e parë". Por, sipas andrologëve, gjithnjë nëse ka vërtet një ndjenjë mes dy vetëve, sepse përndryshe reagimi i vetëm do të përkufizohej si ankth. Pëlqimi "pamor" duhet të ketë përkimin e tij fizik, të prekshëm dhe të vërtetë dhe puthja është prova e parë e një serie të gjatë mes atij dhe asaj. Ndërkohë që buzët afrohen, futën në punë hundët të cilat thithin feromonet e partnerit. Këto të fundit janë pjesëza të padukshme, por shumë të rëndësishme, sepse përmbajnë erën, kështu që shërbejnë si bazë për pëlqimin fizik.

Nëse feromonet e partnerit nuk të tërheqin, puthja do të jetë një dështim dhe nuk do të çoje më tej. Por nëse partneri përdor një teknike të pëlqyeshme dhe eksituese, adrenalina dhe noradrenalina (substanca këto që prodhohen nga gjëndrat mbiveshkore) japin pëlqimin e tyre. Atëherë puthjet ndjekin njëra- tjetrën. Nëpërmjet puthjes dhe "furtunës" kimike që lidhet me të, kalohet në fazën e seksit dhe të ndjenjës. Sipas studiuesve faza e puthjes është vendimtare edhe për disa arsye të tjera. Puthja fut në lojë jo vetëm gojën dhe gjuhën, por edhe sytë dhe duart, sepse përkëdheljet dhe lojërat me gishtat, në fakt, ndihmojnë për ta bërë më të efektshme dhe më domethënëse puthjen. Një "puthje e parë" e cila është pa dyshim e paharruar, përbën një bazë jashtëzakonisht të fortë për një marrëdhënie të qëndrueshme.

Pjesët e harruara të trupit

Janë disa pjesë të trupit fatlume: puthen shpesh dhe zhvillojnë shumë shpejt sensibilitetin dhe kënaqësitë e këtyre pjesëve. Por janë disa pjesë të tjera të trupit që quhen pjesë të harruara që shpesh lihen pas dore, kalon shumë afër por asnjëherë nuk ndalemi asnjëherë por është një mëkat sepse mund të zbulohen kënaqësi të reja, duke provokuar kënaqësi të papritura. Duke kaluar puthjet në faqe midis miqve dhe puthjet në buzë midis dy të dashuruarve, fytyra shpesh lihet pas dore. Fytyra është një zonë shumë sensibile dhe komunikative. Tek pjesa e syve aty ku lëkura është e hollë dhe delikate është një zonë sensibël e përkëdheljeve, ashtu si rrënja e flokëve dhe veshët. Fytyra është si një univers për t\'u zbuluar, dhe fjalët e dashurisë janë të qarta dhe të kuptueshme dhe kjo bën të të shtosh dëshirën, tamam si shikimet që shoqërojnë puthjet.

Roli i syve gjatë puthjes

Duhet të bëhesh një puthës profesionist që ajo të mos ndihet e pasigurt të puthjet që jep. A do të vazhdosh të jesh në shkallën fillestarë apo do të bësh ai që ajo dëshiron? Asnjëherë mos harroni që puthja ka rolin kryesor në një marrëdhënie sentimentale. Nëse i dashuri ose e dashura juaj në momentin që puth thotë \'Të dua", kjo nuk do të thotë aspak se ai ose ajo di të puthë si një profesionist. Në fund të fundit, gjithçka në këtë proces, realizohet vetëm në sajë të lëvizjes së buzëve dhe jo të fjalëve. Roli i syve është mjaft i rëndësishëm kur puth dikë. Duhet ti mbash mbyllur sytë apo duhet ta shohësh në sy, kjo është një dilemë e madhe. Jepi fillimisht një puthje të vogël njeriut të zemrës duke e vështruar thellë në sy dhe më pas harro vështrimin duke u fiksuar tek buzët dhe efekti do të jetë marramendës.

Puthja, oguri i mirë në marrëdhënie

Kur nis një lidhje miratimi i saj bëhet me anë të puthjes. Është puthja ajo e cila bën që mes dy partnerëve të shtohen ritmet e rrahjes së zemrës së tyre dhe është po puthja, por në këtë rast një puthje më eksituese e cila shërben si një ogur i mbarë për të nisur kryerjen e marrëdhënies seksuale. Megjithatë studiuesit kanë vërtetuar se puthja merr vlerësime të ndryshme nga njerëz të ndryshme, ku më mospërfillësit duket të jenë meshkujt. Ndoshta gjëja më e vështirë që mund t\'i kërkohet një mashkulli është të zgjasë puthjet më shumë se sa duhet. Ajo çfarë i bezdis ata më shumë është fakti që femrat e teprojnë me puthjet dhe ligështohen gjatë aktit seksual. Seksualisht, meshkujt e vlerësojnë pak puthjen dhe harrojnë se goja mund të jetë shumë tërheqëse dhe mund të përdoret për një mori arsyesh. Shumë meshkuj, mendojnë se mënyra më e mirë për të plotësuar kapriçot e tyre është që të afrohen tmerrësisht shumë pas gojës së saj.


Gazeta: Observer

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama