Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, vazhdon të krahasojë Krimenë me Kosovën, duke thënë se populli i republikës autonome të Ukrainës ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e vet, po aq sa kishte Kosova në vitin 2008. Në fjalimin në të cilin e ka zyrtarizuar aneksimin e Krimesë, Presidenti rus e ka cituar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) që e ka legjitimuar pavarësinë e Kosovës. Me siguri, kjo është hera e parë që Putin ka thënë se e respekton të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje.