Presidenti rus Vladimir Putin thotë se nuk do të ketë një 'Luftë të Ftohtë' dhe se askush nuk është i interesuar të ndodhë një gjë e tillë. "Unë në të vërtetë nuk do të doja të mendoja se ky është një fillim i një lufte të tillë" tha ai duke folur me krerët e mediave botërore në Shën Petersburg në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar.
Retorika 'Luftë e re e Ftohtë' ka krijuar nervozizëm në Perëndim si pasojë e krizës në Ukrainë gjithnjë e më të tensionuar. Ata që provokojnë grusht shteti të armatosur në Ukrainë duhet ti kenë matur mirë pasojat që do të ndjekin, theksoi Putin.
"Rusia është përgjigjur dhe do të përgjigjet në mënyrë të arsyeshme për përdorimin e forcës" , shtoi ai.
Sa për sanksionet perëndimore kundër Rusisë mendoj se ata janë absolutisht jo produktive, nuk bazohen në një qëndrim të drejtë ndaj problemeve ekzistuese. Ata thjesht nuk përputhen me interesat e Rusisë " , përfundoi kryeministri.