Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike me komisionerin e Bashkimit Evropian, Hose Manuel Barroso, i ka thënë atij se forcat ruse “mund ta marrin Kievin për dy javë”. Komentet e Putin, thuhet se vijnë në përgjigje të Barrosos, i cili tha se marrëdhëniet në mes të Perëndimit dhe Rusisë eskaluan për shkak të Ukrainës.
“Nëse dua, mund të marr Kievin për dy javë”, i kishte thënë Putin Barrosos. Mirëpo Kremlini zyrtar e ka mohuar këtë. Yuri Ushakov, këshilltar për politikat e Jashtme në Kremlin tha se biseda me Barroson ishte vendosur jashtë kontekstit. Sipas NATO-s, rreth 1000 ushtarë rusë kanë hyrë në Ukrainë për të ndihmuar rebelët prorusë. Ndërkohë, po sipas Aleancës, 20 mijë ushtarë rusë janë pozicionuar në afërsi të kufirit Ukrainë-Rusi.