Presidenti rus Vladimir Putin viziton sot Beogradin. Ai është i ftuar nderi në paradën ushtarake të 70-vjetorit të çlirimit të Beogradit nga nazistët dhe 100 vjetorit të nisjes së Luftës së Parë Botëore. Putin do të zhvillojë takime me krerë të lartë të shtetit. Axhenda parashikon nënshkrimin e disa marrëveshjeve dypalëshe për ushtrinë, energjinë e hekurudhat. Pjesë e delegacionit rus janë edhe disa zyrtarë e sipërmarrës, mes të cilëve zv/presidenti i gjigandit “Gazprom”Aleksej Miler.
Temë diskutimi është edhe gazsjellësi “Sauth Strim”. Kjo është hera e tretë që prej vitit 2001, që Putin viziton Beogradin, herë si President e herë si Kryeministër.