Televizioni Klan, nga një kundërshtar i flaktë i kreut aktual të qeverisë, duket se tashmë është është kthyer në promovues të kryeministrit Edi Rama.
Një nga gazetaret e Tv Klan, Eljamonda Zotka i është drejtuar Angela Merkelit, se cili është “lideri i rajonit”, sipas saj, Rama apo Vuçiq.
Merkel, kur dëgjoi pyetjen ngriti shpatullat me habi, sikur donte të thoshte që “çfarë është kjo pyetje”, ndërsa Rama qeshi.
Kancelarja gjermane sqaroi se nuk ka lider të Ballkanit, por se çdo shtet ka kreun e vet të qeverisë dhe se BE-ja kërkon politika për sigurinë dhe paqen në shtetet e Ballkanit Perëndimor.