1- Ju mendoni se pasi të keni kaluar një verë të bukur me djalin, mund të shkëputeni lehtësisht prej tij.
Juve u gënjen mendja. Studimet shkencore më të fundit na mësojnë, se gjatë bërjes dashuri, në tru, çlirohen disa kimikate, si tek gratë dhe tek burrat. Konkretisht, tek gratë çlirohet një sasi e madhe e hormonit oxytocinë. Duhet të dini, se është oxytocina që bën të rritet dëshira për t’u lidhur në marrëdhënie të fuqishme me djalin. Oxytocina është hormoni që prodhohet me shumicë edhe gjatë lindjes së fëmijës dhe i bën shumë të forta dhe të pandashme lidhjet e nënës me fëmijën që do të lindë. Pra, oxytocina prodhohet me shumicë gjatë seksit dhe gjatë lindjes dhe shërben për të forcuar lidhjet me partnerin seksual dhe me fëmijën që nëna sjell në jetë.
Po tek burrat? Burrat nuk kanë oxytocinë. Ata kanë hormonin testosteron, që u thotë meshkujve “ bëni seks dhe mbathjani”. Këtë na mëson biologjia. Kështu bëjnë meshkujt e të gjithë gjitarëve, kështu bëjnë dhe burrat. Këto sjellje që janë përforcuar në evolucion, në botën seksualisht liberale, ku jetojmë, na bëjnë të gjithëve konfuzë. Nisur nga këto premisa biologjike, dëshiroj t’u jap këtë këshillë vajzave dhe grave: Ju, vërtet, mund të dëshironi seks rastësor me një djalë, në kushtet e nxehta e plot dritë të plazhit…, por ju mund të mos shqiteni dot prej tij dhe të përfundoni në një lidhje të fortë e serioze, por të gabuar. Ju tradhtoi oxytocina- hormoni i lidhjes emocionale – që prodhohet në trurin tuaj.
2-Ai bën seks me ju, ndërkohë që tradhton dikë tjetër!
“Ç’rëndësi ka kjo për mua?”, mund të thoni ju. Vërtet, ju nuk jeni e tradhtuara. Dikush tjetër është e tradhtuar. Por, a do të dëshironit të ishit “gruaja tjetër e një burri”? E atij burri që prishi një marrëdhënie dhe shkatërroi zemrën e një gruaje tjetër. Unë mendoj se ju nuk duhet ta dëshironi këtë.
Ju mund ta njihni këtë lloj burri? Ai të jep vetëm numrin e celularit dhe gjithnjë ikën nga dhoma kur bisedon në telefon.Ai gjithnjë sugjeron takime në vendin tuaj, por kurrë në shtëpinë e tij. Ai eviton takimet me ty në disa zona të caktuara (jo pse ato janë të rrezikshme, por mund të diktohet). Ai nuk të thotë emrin e askujt. Ai, gjithmonë, del me “shokë” apo me “shokë të punës”. Ai mundohet të mos i tregojë planet që ka për fundjavë. Ju duhet të dini se kush tradhton një herë, tradhton gjithherë…
3-Ai mund të jetë një zhvatës
“Zhvatës” nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Një burrë mund të jetë zhvatës në shumë mënyra. Ai zhvat kohën, zhvat vëmendjen dhe gjenerozitetin tuaj seksual. Por në radhë të parë janë paratë! Askush nuk mund të thotë se është mirë apo keq të paguash në takim, kur dy partnerët seksualë janë marrë vesh mirë. Por kur ju e hapni çantën më shpesh nga sa dëshironi dhe këtë ia keni shprehur edhe atij, atëherë ka ardhur koha të ruani paratë tuaja dhe t’i telefononi atij e t’i thoni se nuk keni më punë me të. Fatkeqësisht, kjo sjellje vazhdon edhe në dhomën e gjumit. Mos pritni që ky tip të jetë i vëmendshëm për nevojat dhe preferencat e tuaja. Ka shumë gjasa që vetëm kënaqësia e tij, të jetë e para dhe e fundit.
4. Ai është i ngjitur!
Kjo është shenjë se ai nuk ndihet mirë të jetë vetëm, ose kërkon një grua me të cilën të zgjidhë problemet e tij. Kur kërkon intimitet shumë shpejt, ose kur shpërndan informacione shumë personale, këto mund të jenë veprime që i bën nga dëshpërimi dhe kjo është, në fund të fundit, një shenjë e keqe, që tregon se ai vuan nga shqetësime me rëndësi, që do të kenë pasoja negative për ju. Si ju duket të qëndroni në shtrat me një depresiv, karakteropat, etj?
Shenjat se ai është i ngjitur janë: ai të telefonon disa herë në ditë dhe dëshiron të flasë me orë të tëra, madje, edhe kur ju keni për të bërë punë të rëndësishme. Ai zemërohet kur ju doni të kaloni kohën me dikë tjetër. Ai është shumë i ngjitur me nënën e tij (ose me të dy prindërit). Ai pret që ju të kujdeseni për të, ashtu siç bën nëna e tij…
5. Ai sapo e prishi një marrëdhënie
Koha është gjithçka. Ndërsa një marrëdhënie e rilidhur mund të funksionojë fare mirë, një prishje e sapo ndodhur, zakonisht, është një ngjarje me pasoja negative. Kush ka provuar një ndarje të keqe, e di se duhet shumë kohë për ta kaluar tërësisht traumën. Dhe kur djali që keni gjetur është një i sapombetur “single”, ai akoma është duke kaluar nëpër procesin e rikuperimit. Ka shumë gjasa që ai nuk është akoma gati për një përkushtim tjetër afatgjatë, edhe pse mund të mendojë se është. Pa e ditur këtë, ai kërkon një marrëdhënie tjetër, për t’i provuar vetes se është akoma i kërkuar dhe i vlefshëm për dashuri dhe afeksion….veçanërisht, kur ai nuk është shkaktari i prishjes. Ai kërkon të vlerësohet nga opinioni si djalë i mirë, jo si fajtor.
6. Ai është i keq në shtrat
Këtë ju nuk e zbuloni dot para se të shkoni në shtrat me të. Sidoqoftë, ka disa shenja që e tregojnë këtë. Mendoni dy herë po qe se ai është një djalë që puth keq. Djemtë që puthin në mënyrë të tmerrshme, rrallë janë të mirë në shtrat. Ai mund të ketë mani të shtojë numrin e vajzave me të cilat kalon kohën, pa pasur asnjë interes për ju. Kështu, në vend të një djali të nxehtë e seksi, ju keni gjetur një djalë që mendon “ ta bëjmë njëherë dhe lamtumirë”. Në qoftë se djali tymos duhan, merr barna për depresionin, ka një bark të madh, nuk fle mirë, këto të gjitha mund të përfundojnë në disfunksion erektil (impotencë). Edhe pse ai do të dojë të kompensohet me aktivitete të tjera, nata juaj e pasionit nuk do përfundojë në kënaqësi për ju.
7. Sëmundjet Infektive Seksuale
Fatkeqësisht, gratë preken më shumë nga burrat, prej sëmundjeve infektive seksuale (SIS). Kjo nuk ka të bëjë me faktin se ato bredhin më shumë (hu më hu), por për arsye se anatomia e tyre është e tillë. Burrat e infektuar ua japin më shpesh sëmundjen grave, ndërsa gratë e infektuara, më rrallë u a kalojnë sëmundjen seksuale burrave.
8. Kurrë mos u dehni
Duke qenë të intoksikuara ju do të merrni vendime të këqija dhe do të përfundoni në sjellje për të cilat do të pendoheni. Ju nuk do të përdorni kondomin dhe kjo është aq e rrezikshme, sa është edhe të bëni seks të varur në një lampadar. Disa pije, është e vërtetë që mund t’ju japin kurajën t’i afroheni një djali seksi, të cilin diku e keni parë. Por ju keni humbur gjykimin dhe nuk do të ndjeni as kënaqësinë e momentit. Për djalin, ju do të jeni një vajzë ose grua e shthurur dhe ai do lutet që ju të mos villni në shtrat.