1.Flini të qetë,
Se në gjakun tuaj do të shumëzohën pranverat e pavdekshme e zogjtë do të ndërtojnë cerdhe plisave tuaj të tretur. Ju dhatë gjërat më të shtrenjta për të ngritur tempuj prej gjaku, që dielli të mos rrënohet, që toka të mos digjet. ju mbollët besimin e jetës në rrënjët e luleve dhe me eshtra shkruat biografinë e dritës.... 2.Flini të qetë! kjo tokë ju lindi nga hiri i ëndrrave të lirisë. që të këtë rreze dita, që të këtë ujë burimi, që të rriten lulet e bardha në mendjen e njerëzimit, që nga shpirti të shpërthejë bardhësia që liri të ketë me bollëk, që të shtrohet buka pa frikë në sofër, që njeriu mbi tjetrin të mos ngrihet si bishë, që kopsht lulediejsh të bëhet jeta. 3.Flini! Ju ka hije gjumi i përjetshëm, sepse s'deshët të jetoni të vdekur në jetë, pa dashuri, pa gaz në fytyrë, pa shpresa në zemër, pa tokë, që mbani si shtrojë pa qiell, që mbani si mbulojë, pa lumenj, që ju burojnë në sy, pa diell, që mbani në duar... 4.Flini të qetë! Ju s'keni pse të ankoheni, gjërat më të shtrenjta i dhatë për Kosovën, dhe dashurinë tuaj e shenuat në cdo lule, në cdo gur, në cdo rrugë. |