Qefalia godet me stilolaps Islamin

Qefalia godet me stilolaps Islamin

Debat i ashpër në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, gjatë diskutimit për ligjin e Antimafias dhe të Kodit të Procedurës Penale. Gjatë diskutimeve, ka pasur një përplasje mes deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia dhe atij të Partisë Demokratike, Kastriot Islami. Në debat e sipër, Qefalia ka goditur me stilolaps ndaj Islamit. Diskutim me gjakra të nxehur ka psur edhe mes deputetit demokrat, Oerd Bylykabashit dhe kreu të komisionit, Fatmir Xhafaj. Sipas Bylykbashit, OSBE-ja dhe ambasada e SHBA-ve, i kanë sjellë 2 milionë shuplaka. Gjatë këtij diskutimi ka ndërhyrë Islami, gjë e cila ka sjellë reagimin e ashpër të socialistit Qefalia. Kwtij tw fundit i ka dalw vetja nga kontriolli dhe ka gjuajtur me stilolaps Islamin.

Deputeti demokrat i ka kërkuar llogari Qefalisë, duke i thënë: “Po bën të fortin” dhe përgjigja e deputetit socialist ishte: “Po”. Pas këtij momenti, kreu i komisionit, Xhafaj ka kërkuar që të ruhet gjakftohtësia, pasi sipas tij në këtë çështje duhet të jenë të qartë. Ndërsa deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se, “jemi mbledhur që të diskutojmë përtej këtyre ekstremeve të dëmshme”. “Ky debat nuk është çështje votash. Korrupsioni përfshin edhe pushtetin lokal”, ka thënë Vasili, raporton "Shqiptarja.com". Ndërkohë që pas vrasjes së një nxënësi në Durrës, opozita ka vendosur që ta braktisë komisionin. Ka qenë deputeti Eduard Halimi ai i cili ka deklaruar se, "në Durrës është vrarë një nxënës në shkollën profesionale “Beqir Çela” dhe se policia nuk po mbron jetën".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama