Organin mashkullor mund ta ndeshje të gdhendur në dyert e shtëpive, nëpër vitrinat e dyqaneve dhe në shumë vende të tjera të dukshme në qytet. Në atë botë të dominuar nga "organi mashkullor", pra nga forca dhe potenca mashkullore, funksionet kryesore të grave të respektuara, të martuara në shtëpitë e pasura të Pompeit ishin të dyfishta: e para ishte detyra e vështirë dhe shumë e rrezikshme e sjelljes në jetë të fëmijëve. Në Romën e Lashtë, lindja ishte një "vrasëse" e madhe e grave, siç ka qenë në fakt në të gjitha periudhat e tjera, veç asaj moderne. Dhe detyra e dytë ishte menaxhimi i shtëpisë. Në varrin e një gruaje të Romës së lashtë, një burrë ka lënë një epitaf, kur përveç përshkrimit të bukurisë së saj dhe elegancës, thuhet se ajo i la dy djem, i m b a - j t i m i r ë shtëpinë dhe madje thurte edhe veshje të bukura. Për meshkujt e elitës gjërat ishin më të lidhura me pushtetin dhe si pasojë edhe seksi, që jo domosdosmërisht bëhej mes partnerësh të sekseve të ndryshme, ishte i lidhur me pushtetin.
Në botën romake marrëdhëniet homoseksuale kanë qenë shumë të shpeshta. Për sa i përket besnikërisë seksuale ndaj një gruaje, ajo nuk konsiderohej aspak si një virtyt, apo qoftë edhe si një vlerë për t‘u admiruar. Elitarët rendnin pa asnjë lloj kufizimi e limiti kur bëhej fjala për kënaqësitë seksuale, madje shumë prej tyre guxonin t‘i tejkalonin edhe kufijtë që ndaloheshin me ligj. Për pasanikët dhe të fuqishmit, seksi ishte pa limite. Trupat e skllevërve ishin në dispozicion të plotë në çdo moment të dëshirave seksuale të të fuqishmëve. Ndërsa qytetarët që nuk ishin shumë të begatë ekonomikisht dhe nuk mund t‘i përballonin skllevërit, por që donin të argaliseshin seksualisht, preferonin prostitutat.
Megjithatë, marrëdhëniet mes femrave dhe meshkujve nuk ishin aq mekanike sa mund të të krijohet përshtypja. Sigurisht që si në çdo epokë të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, edhe në Romën e lashtë kishte ndjenja të forta dashurie, që lidhnin një grua me një burrë, kishte ndjenja njerëzore që lidhnin një skllav me pronarin e tij, apo të dashurit mes tyre. Kështu, në një byzylyk të çmuar prej ari, gjetur në trupin e një skllaveje në rrethinat e Pompeit, shkruhej: "Skllaves së dashur, nga padroni i saj". Kjo na provon se dashuria dhe afeksioni ekzistonin edhe në kushtet kur njerëzit shfrytëzoheshin si skllevër e konsideroheshin si sende. Edhe në muret e Pompeit, në ato të brendshmet dhe të jashtmet, ka shumë vizatime e skulptura që flasin për një botë pasionesh të nxehta e dashurish të mëdha, për xhelozi, thyerje zemrash e tradhti.
Festimet dhe gostitë Në filmat e shumtë që janë realizuar me tematikë nga lashtësia, bien në sy skenat e banketeve të mëdha, ku femrat gjysmë të zhveshura janë shtrirë kudo nëpër sallë, duke u bërë shoqëri meshkujve e duke pirë pa fund verë. Për romakët, të ngrënët dhe të pirët ishte diçka e shenjtë dhe mitologjike. Kështu, në Pompei ne gjejmë mure të pikturuara me pamje nga darka ekstravagante, që përputhen plotësisht me stereotipin që kemi krijuar për darkimet e mëdha romake. Në një skenë shfaqen dy çifte të shtrirë në divane të mëdha e të rehatshme të mbushur me jastëkë. Vera nuk mungon në asnjë rast. Ajo konsumohej në sasi të mëdha dhe ishte një nga shkaqet e ekseseve që ndodhnin gjatë vijueshmërisë së darkave, që shpesh përfundonin edhe në orgji. Darkat nuk bëheshin vetëm në salla të mbyllura, por edhe në kopshte, në ajër të pastër netëve me yje.
Në botën antike vera gjithmonë preferohej të konsumohej me ujë. Pra, dhomat e darkimit në Pompein e lashtë ngjajnë me atë çka ne përfytyrojmë sot? Është pjesërisht e saktë. Ndërkohë, në jetën e përditshme romakët e thjeshtë kishin një dietë shumë të ushqyeshme dhe të shëndetshme dhe mbi të gjitha pa ekzagjerime. Në menynë e tyre ditore ishin buka, ullinjtë, djathi, frutat dhe zarzavatet. Me raste vlerësohej peshku dhe shumë më rrallë mishi. Të pirët dhe sherret Mënyra më e mirë për t‘iu shmangur një diete buke dhe frutash ishte që të haje jashtë. Nga ideja që krijojmë përmes pikturave të ndryshme që na vijnë nga ajo kohë, mund të themi se në atë periudhë kishte ngrehina të ngjashme me baret e sotme, në të cilat njerëzit pinin dhe zbaviteshin. Në disa piktura jepen njerëz të grumbulluar rreth një tryeze që festojnë diçka, në një tjetër një mashkull me një femër janë ulur dhe po puthen. Në këto ambiente, pas pirjes, ose gjatë saj, njerëzit mund të luanin me zare, një lloj loje tipike e lashtë kjo dhe kur situata nxehej plasnin edhe sherret e mëdha.
Si në çdo kohë tjetër, sherret bëheshin ose për femra, ose për lojë, pra për para. Banjat Në një gur varri në Romë, që i përket pak a shumë periudhës së shekullit të parë dhe që është ai i një ishskllavi, partneri i tij ka shkruar: "Vera, seksi dhe banjot na e shkatërrojnë trupin, por pa to nuk bëjmë dot, sepse janë vetë pjesë e jetës". Banjot romake ishin sinonim i vetë kulturës romake. Kudo që romakët shkonin përhapnin edhe kulturën e banjos. Në këtë kuptim, banjoja nuk ishte thjesht një metodë për të pasur një higjienë trupore, pasi higjiena ishte vetëm njëra anë e tyre. Banjojaish t e një përzierje aktivitetesh: djersitje, aktivitet fizik, avull, not, banjo dielli.
Me pak fjalë ishte një banjo turke, plus gjithë opsionet e tjera shtesë, nga berberi e deri te libraritë. Banjoja ishte një institucion. Të gjithë, pavarësisht sa të pasur apo të varfër ishin, i frekuentonin banjot, përfshi edhe vetë skllevërit, edhe nëse bëhej fjala për të shkuar e për t‘u kujdesur për padronët. Një rregull i përgjithshëm ishte që njerëzit e pasur duhej që të kontribuonin financiarisht, që kënaqësinë e banjos ta provonin edhe ata që nuk e kishin një mundësi të tillë. Me fjalë të tjera, të shkoje në banjo ishte si të dilje për darkë. Banjot shpesh lidhen edhe me seksin.
Dhe nuk ka sesi, kur në një vend të vetëm bëhen bashku lakuriqësia, luksi, kënaqësia e ngrohtësisë. Ky është shkaku që në shumë banjo ndodheshin edhe bordello, njësoj si pranë bareve të mëdha. Bota romake ishte e mbushur me zbavitje, privime, kënaqësi, skllavëri, por edhe shpirt. Në fund të fundit, asgjë shumë ndryshe nga epoka jonë, asgjë ndryshe nga epokat e tjera.
Gazeta: Shqip