Qellohet me veze Petrit Vasili. Agresori Nuk me futen djalin ne pune

Qellohet me veze Petrit Vasili. Agresori: Nuk me futen djalin ne pune

Incident përpara Presidencës. Një 68-vjeçar ka qëlluar me vezë kreun e grupit kuvendor të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. “Nuk kisha gjë personale me Vasilin por e kam goditur si përfaqësues i pushtetit pasi nuk më kanë futur djalin në punë”. Kështu ka thënë 68-vjeçari, Mustafa Gjyzeli, pasi u shoqërua në komisariatin nr 2.

Incidenti ndodhi para Presidencës rreth orës 13:00 në momentin kur Vasili doli nga dera e presidencës, pas takimit konsultativ të thirrur nga Presidenti Bujar Nishani për emërimin anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Vasili ndaloi për të dhënë një prononcim për gazetarët kur burri i cili mbante në dorë një pallto sulmoi me vezë Vasilin. Fillimisht veza ra në tokë, por Mustafa Gjyzeli, 68 vjeç shtyu gazetarët duke tentuar ta qëllojë për herë të dytë. Menjëherë ndërhyri garda duke izoluar 68- vjeçarin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama