Qendra kulturore pas aktiviteteve të ndryshme kulturore ajo organizojë për çdo vjet manifestimin e kësaj datë të shenjtë për popullin shqiptar , një feste me vlera historike pas festës madhështore të Pavarësisë së Shqipërisë. Po edhe me 17 . 02 .2013 ishin tubuar shqiptarët e Qendrës Kulturore Shqiptare të Shtutgardit me një atmosferë familjare, ku i dhanë një madhështi kësaj feste .
Manifestimin e moderoi znj. Gjylije Lecaj,njëherit edhe sekretare e Q.K.SHnë Shtutgard e cila fillimisht nga të pranishmit u përcoll himni kombëtar i përshëndeti pjesëmarrësit duke uruar përvjetorin e pestë të Pavarësisë së Kosovës dhe duke ftuar për fjalë përshëndetëse kryetarin e Q.K.SH. z Vitor Spaqi i cili pasqyroj një aktivitet të fokusuar të punës dhe avancim veprimtarie në segmente të ndryshme dhe të ngjeshura duke lënë gjurmë progresive nga kuadri i "Qëndresë Kulturore Shqiptare" nga Shtutgardi në fushën e kulturës .
Zoti Spaqi i përshëndeti të pranishmit i cili vlen te përmendet qe mos ti mbesim borgj, ka dhëne një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin dhe ngritjen e kësaj Qendëre, ku po dëshmohet me vet prezencën e një elite intelektualësh , profesorësh dhe njerëzve të Kulturës artit dhe muzike .Qendra Kulturore po zotohet me vlera të reja dhe aktivitete të veçanta,me çka do t'i prezantoj zoti Vitor Spaqi me sa vijon në fjalën e tij të rastit mesa vijon:
-Të nderuar trupa diplomatike të akredituar nga Republika e Kosovës (Konsull) z.Faket Kajtazi.
-Të nderuar dhe të respektuar veteran të luftës, së UQK-së.
-Të nderuara përfaqësua te shkollës plotësuese të gjuhës shqipe znja Zejnije Asllani zoti Zeqir Asllani dhe zonja Miradie Gash.
-Shumë i respektuar Pr.Dr. Sheqfqet Canhasi.
-I nderuar dhe i respektuar zoteri Zef Prenka, veprimtar i çështjes kombëtare.
-I nderuar dhe shumë i respektuar zotëri Xhafer Leci,veprimtar e çështjes kombëtare dhe bashkëpunëtor i vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka.
-I nderuar dhe shumë i respektuar Asllani Dibrani përfaqësues i "Lidhjes së Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani", piktorë,veprimtar, publicist dhe gazetar .
-Shumë të respektuar ngërzit e artit te muzikës të sportit dhe të kulturës në përgjithësi.
Pjesëmarrësit e takimit me rastin e manifestimit të pese vjetrit të Pavarësisë
së Kosovës nga Q:K:SH: në Shtutgard një minutë heshtje për dëshmoret e Kosovës!
Sot edhe mbas 14 vjet pas luftës ende nuk dihet fati i 1800 personave familjarëve, vëllezërve dhe motrave tona, të zhdukur nga lufta ku shkaktar ishin kriminelet serb. Ne sot jemi këtu për të kremtuar se bashku ketë festë të madhe, dhe Q.K.SH e Shtutgardit pikësynim ka qe , në kuadër të këtyre aktiviteteve mërgatës tu bëjmë me dije se ende kemi gjysmën e territoreve në duart e shteteve okupuese e aspak demokratike siç është Serbja, Greqia e,Maqedonia dhe Mali i Zi. Të kujtojmë të kaluarën, të realizojmë të sotmen,dhe të përgatitemi për të ardhmen .
Ne kemi për detyrë edhe pse larg atdheut t'i ruajmë dhe t'i kultivojmë vlerat tona kombëtare shqiptare,dhe gjithmonë të bëhemi promotor i proceseve të globalizimit në përputhje me normat ndërkombëtare qe edhe shqiptaret të jenë përgjithmonë te lire dhe të bashkuar.
Të nderuar bashkatdhetar Q.K.Sh e Shtutgartit është relativisht e re por vetëm në 6 mujorin e vitit të kaluar kishte një serë aktivitetesh nga ma të ndryshmet si për shembull:
-Promovimin e Q.K.Sh me 5.maj 2012.
-Në korrik të vitit 2012 në bashkëpunim me klubin futbollistik "Besa" nga Feuerbachi u përfaqësuam në turnirin internacional të futbollit.
-Pastaj pason promovimi i librit "Në hap me Rugoven" i Autorit z. Adnan Merovci në Shtëpinë e Kulturës "Literatur-Haus 2" në Shtutgard.
-Me 14.Tetor.2012. ishte "Unioni i Shkrimtareve Shqiptar" nga të gjitha trevat që organizuam,orë letrare,dhe së fundi aktivitetin për 100- vjetorin e "Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë", qe u mbajt me 25.Nëntor në sallën ma të bukur të qytetit të Shtutgardit ne shtëpinë e Kulturës "Liederhalle".
-Unë i falënderoj të gjithë ata qe na ndihmuan dhe janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në forma të ndryshme për Q.K.Sh në Shtutgard.
-Sot kemi festë, jemi krenar që jemi të gjithë se bashku, dhe kështu të bashkuar dhashë zoti qe të afrohemi njeri me tjetrin të bëhemi një komunitet i rëndësishëm i qytet të Shtutgardit që të jemi shembull për integrim, por asnjëherë , asimilim!!!
Zoti e bekoftë Pavarësinë e Kosovës, zoti i bekoftë miqtë tan,zoti e bekoftë dhe e bashkoftë kombin tonë shqiptar me këto fjalë e përfundoj zoti Vitor Spaqi fjalën e vet me çka edhe e hapi tubimin solemn të kësaj feste.
-Pas këtij fjalën e morri Konsulli i Republikës së Kosovës në Shtutgart z. Faket Kajtazi, i përshëndeti dhe të pranishmit në emër te Ambasadës së Kosovës dhe në emër te Konsultës ai përfshiu një historik të shkurtër të sakrificave dhe vlerave të familjes Jashari dhe ushtarakët qe dhanë kontributin e madh. Ai përmendi edhe mërgatën tonë qe ishte promotor i çështjes së Kosovës, ai u fokusua në rezultatet e përfaqësive diplomatike të Kosovës qe u hapën nëpër botë dhe e falënderoj me një theks të veçantë Shqipërinë , qe ishte një faktor shumë me rëndësi në procesin e Kosovës , përfundoj ndër të tjera zoti Kajtazi.
Diskutuesit ne foto Konsulli i Republikës së Kosovës në Shtutgart z. Faket Kajtazi,zoti Prof. Shefqet Canhasi dhe Kryetar nderi i Shoqatës “Kadri Zeka” nga Kircheim Teck, z. Xhafer Leci.
-Ai u përgjigje se vërtet ajo ishte një e arritur dhe synim i popullit tonë qe ta ketë edhe ushtrinë e vetë . Gjatë fjalimit të vet qe përmendi disa të dhëna interesante për të kaluarën e këtij populli e bëri masën të duartrokiste furishëm . Nga mysafirë të shumtë i ftuar për fjalë përshëndetëse qe edhe aktivist i çështjes Kombëtare në Diasporë, Kryetar nderi i Shoqatës “Kadri Zeka” nga Kircheim Teck, z. Xhafer Leci i cili pas një përshëndetje dinjitoze dhe të sinqertë,i dhuroi kryetarit të Q.K.SH. z. Vitor Spaqit një libër të tij "Themelet e traditës kombëtare shqiptare ".
Pastaj edhe zoti Zef Prenka një aktivist i dalluar në rrethin e Shtutgardit me rasti e shtrimit të pyetjes sonë lidhur me këtë festë dhe me Paradën Ushtarake në Prishtine edhe ky e vlerësoj si pjesë obligative të Kosovës që ta ketë Ushtrinë e vet për mbrojtjen e sovranitetit të saje nga kush do qoftë.Të pranishmit u argëtuan nën përkujdesjen e qiftit bashkëshortor znj, Lindita(Haxhiu) Zeqiri dhe Shemsi Zeqiri muzikant,që vërtetë krijuan një atmosferë të këndshëm me muzikë të pastër popullore shqiptare.
Publiku në një valle te asaj dite pran Qendrës Kulturore te Shtutgardit.
Publiku në një valle te asaj dite pran Qendrës Kulturore te Shtutgardit.
Të pranishmit në darkën solemne te gëzimit te festës.
Vitor Spaqi me zotni Faket Kajtazin me zonjën Gjylije Lecin në prerjen e tortës e përgatitur nga Qendra Kulturore Shqiptare e Shtutgardit për të pranishmit.
Pamje e Konsulli i Republikës së Kosovës në Shtutgart z. Faket Kajtazi,zoti Prof. Shefqet Canhasi, Vitor Spaqi, Asllan Dibrani Zeqir Asllani dhe zonja Canhas pran Qendrës Kulturore të Shtutgardit.
Zoti Shefqet Canhasi me Asllan Dibrani dhe zonja Canhasi.