Specialistët nënvizojnë se, sado intensiv që të jetë, seksi i vetëm nuk ka magjinë e një marrëdhënieje të vërtetë që krijon lidhja. Ndjesia e të që qenit një dhe të bashkuar përballon më mirë vështirësitë, ai tregon një kompaktësi. Një kërkim vërtetoi se ky unitet i dy partnerëve, bën shumë më mirë për shëndetin e tyre sesa një mbrëmje e mrekullueshme seksi. U mat sistematikisht tensioni i 229 burrave të papunë, që kishin probleme ekonomike. Ata që kishin një martesë të lumtur ose një lidhje shumëvjeçare kishin tension rreth 2,5 njësi më pak nga të tjerët, për më shumë se 12 muaj.
Impresionuese ishte që këto çifte, duket se arrinin të kuptonin instinktivisht se të kalosh më shumë kohë bashkë dhe të kesh aktivitete të përbashkëta të lidh akoma më shumë dhe të bën më të lumtur. Për sa i përket seksit, ato çifte që bënin më rrallë seks ose jo kaq të kënaqshëm nuk treguan shenja kompaktësie më të vogël.
Ndoshta të martuarit ndjehen se jetojnë brenda një "kapuçi" që i mbron nga bota e jashtme. Një lidhje e lumtur ju jep mundësinë të kthehesh në shtëpi dhe të "mbushësh bateritë e tua". Si s'do të mund t'i bënte mirë shëndetit tonë?