Qente


Te bosht' i natës kthehen yjet,
te gjum' i natës zgjohet gjumi,
te heshtj' e natës shkon mendimi
te hap' i rëndë!
Nga larg dëgjohet një rrëmujë;
po lehin qentë!
Te pyll' i natës së qytetit
po lehin qentë!

Dhe hap' i rënd' përplaset nëpër shkallë,
dhe hap' i rënd' përplaset nëpër rrugë,
përmes pallatesh një buçimë.
Po lehin qent' te frik' e natës
dhe griset befas errësira
nga nj' ulërimë.

Po kthehen yjt' ngadal te bosht' i natës,
te gjumi po kërkon të fshihet gjumi,
Sa ndihen qent' në largësi. Ushtojnë hapat.
Përmes pallatesh frik' e heshtjes shkon si lumi.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama