Qesh dhe inatoset lind roboti me zemer

Qesh dhe inatoset, lind roboti me zemër
Një specie mekanike që njeh fytyrat dhe i përgjigjet lëvizjeve të njerëzve. Nuk janë personazhe të “Wall-E”, film në Disney . Janë Emotibots, krijesat e para që kanë ndjesi njerëzore dhe kanë aftësi të sillen si njerëz prej mishi e kocke.

Sipas gazetës britanike “The Sun”, robotët janë prezantuar në Muzeun e Shkencave të Londrës duke tërhequr një numër shumë të madh kuriozësh, por pjesa me e madhe kanë qenë padyshim fëmijët.

Surpriza ka qenë “Heart Robot” i krijuar nga shkencëtarët e universitetit të Bristolit, në Angli, i ideuar për të eksploruar dinamikën në raportin e ndërmjetëm njeri-makinë.

Rezultati ka qenë befasues: Heart Robot, pranon përkëdheljet, qetëson muskujt të bëra prej fibrash inorganike, rrallon rrahjet e zemrës, mbyll sytë lehtë-lehtë e më pas e zë gjumi.

Nëse merr një goditje të befasishme reagon menjëherë. Holly Cave, që ka ndihmuar kërkimet e universitetit të Bristolit për të organizuar prezantimin në muzeun e Londrës është shprehur: “Heart Robot ka prerjen e një fëmije. Mund të lëvizë njësoj si fëmijët, vecse me një tjetër ritëm, di të reagojë në mënyrë të pavarur dhe nuk ka nevojë që të jetë i drejtuar për ta bërë këtë”.

Sipas tij, shumë fëmijë janë ndaluar për t’i dhënë përkëdhelje, për ta përqafuar, e për ta mbajtur në prehër. Të tjerë, e kanë trajtuar si një kukull të thjeshtë vetëm për të luajtur.

Në krah të Heart Robot ishte edhe Hexapod, një tip roboti që është në gjendje të ndjekë lëvizjet e personave që i vijnë rrotull dhe që mund të memorizojë fytyrat e tyre në databasën e tij.

“Robot me emocione dhe personalitet tashmë janë realitet”- përfundon Cave.

Bruna Prifti : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama