Qeveria Ja e verteta e per dhenien e lejes se ndertimit nga KKT ne Rrugen e Kavajes

KRYEMINISTRIA-8TIRANË 1 Nëntor/ATSH/ -Qeveria nëpërmjet portalit "tranparenca.al" ka hedhur poshtë sot pretendimet e disa mediave të shkruara dhe portaleve që kanë shkruar se, më datë 9 shtator, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar lejen e ndërtimit për 'Godinë banimi dhe shërbimesh 9 kate mbi tokë 2 kate parkim nën tokë', me vendndodhje në Rrugën e Kavajës, me subjekt kërkues "Parc Construction" sh.p.k..

"Përkundër pretendimit të disa portaleve se KKT-ja ka dhënë disa leje ndërtimi, mes të cilave edhe për "Parc Construction" sh.p.k., vlen të saktësohet se lejet në fjalë janë vetëm konfirmime të një numri kërkesash për leje zhvillimi, të bëra nga Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Lulzim Bashës. Këshilli Kombëtar i Territorit ka shqyrtuar këto kërkesa të Bashkisë së Tiranës dhe ka konfirmuar, sipas ligjit nr. 107/2014, si edhe vendimit nr. 877 datë 03.10.2013 të Këshillit të Ministrave, ato leje ndërtimi që përputhen me instrumentet e planifikimit vendor", thuhet në reagimin e qeverisë në portalin "transparenca.al".

Sipas qeverisë, "miratimi i listës së parashtruar nga Bashkia e Tiranës është bërë duke marrë parasysh vetëm këtë përputhshmëri, pasi çdo kompetencë tjetër mbi këtë proçes është e pushtetit vendor. Ndërsa firma e Kryeministrit në këtë proces miratimi, është thjesht dhe vetëm shprehje e vendimmarrjes formale e KKT-së mbi kërkesat e Bashkisë së Tiranës". /gj.m/f,n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama