Qeveria Shqiponjat do te ndryshojne ngjyren dhe logon

Qeveria: 'Shqiponjat' do te ndryshojne ngjyren dhe logon

Uniformat e forcave të posaçme “Shqiponja” dhe ato të Sigurisë së Shoqërimit  do të ndryshojnë.  Vendimi është marrë nga qeveria shqiptare pas propozimit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Vendimi për ndryshimin e uniformave u publikua sot nga Këshilli i Ministrave, ku u vendos se ngjyra, targa dhe logoja në mjetet e Policisë së Shtetit do të jenë të njëjta, me përjashtim të mjeteve të sektorit të forcës së posaçme  “Shqiponja” dhe Sigurisë së Shoqërimit, të cilat do të kenë ngjyrë dhe dizenjo të re.

Vendimi i plotë për:

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.538, DATË 1.5.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN  E PAJISJEVE TË VEÇANTA, TË NGJYRAVE DHE SHENJAVE PËR MJETET E POLICISË SË SHTETIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe pikës 2, të nenit 5, të  ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Fjalia e fundit e pikës 2, të vendimit nr.538, datë 1.5.2008, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet si më poshtë vijon:

“...Ngjyra, targa dhe logoja në mjetet e uniformuara të Policisë së Shtetit janë të njëjta, me përjashtim të mjeteve të sektorit të forcës së posaçme “Shqiponja” dhe Sigurisë së Shoqërimit, të cilat do të kenë ngjyrë dhe dizenjo sipas lidhjes nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila është pjesë përbërëse e tij”.

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama