Qeveria do të miratojë një moratorium që ndalon gjuetinë në vend për dy vjet. Qëllimi është që të përmirësohet gjendja e faunës së egër në vend. Pas vitesh të tëra barbarie në këtë drejtim, qeveria ndërmerr një hap të tillë. Pak kohë më parë një media e huaj raportonte se si italianët gjuetarë pasanikë, me ndihmën e dhëndrit të Berishës, vinin për të bërë kërdinë mbi faunën shqiptare. Moratoriumi synon edhe pezullimin e të gjitha lejeve dhe kontratave të gjuetisë. Po ashtu parashikohet edhe masat për shkelësit e moratoriumit që shkojnë nga gjoba prej 1 milion lekësh deri në konfiskim të armës.