Qeveria hedh poshte pretendimet e PD per ndertimin ne kompleksin Laguna Blu ne Golem

gent-strazimiri-27-tetor-847x477-(1)TIRANË, 27 Tetor/ATSH/ -Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, akuzoi sot kryeministrin se ka firmosur lejen për ndërtimin e një objekti në bregdetin e Golemit, duke prishur ambientet e përbashkëta sportive në resortin "Laguna Blu".

Por, qeveria nëpërmjet portalit 'transparenca.al ka hedhur poshte pretendimet e deputeti demokrat, duke u shprehur se, "Kryeministri Edi Rama dhe Këshilli Kombëtar i Territorit nuk kanë asnjë lidhje me ndonjë leje ndërtimi në të ashtuquajturën Laguna Blu".

"Leja e dhënë nga komuna rezulton të jetë dhënë mbi një truall pronë private, mbi bazën e studimit urbanistik te zonës në fjalë, miratuar nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, nën drejtimin e kryeministrit të kohës Sali Berisha", thuhet në reagimin e qeverisë.

Gjithashtu, vijon qeveria, "vendimmarrjet e ndryshme të KKT-së, lidhur me bllokimin e lejeve të ndërtimit në qytetet apo në zonat e mbrojtura, në kuadrin e vendosjes së rendit ligjor mbi territorin, as nuk kanë lidhje me zonën në fjalë, as nuk kanë cenuar ndonjëherë të drejtën e njësive vendore për të dhënë leje ndërtimi për njësi familjare banimi dhe/ose turistike, mbi bazën e studimeve urbanistike të miratuara". /gj.m/ /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama