Qeveria ka shkelur rregullat e konkurrencës në dhënien e konçesioneve. Ky është konkluzioni i Autoritetit të Konkurencës, i cili ka analizuar konçesionet e dhëna nga qeveria në periudhën 2014-2015.
Në dhënin e disa konçesioneve, qeveria ka shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Konkurencës, pasi nuk ka kërkuar vlerësimin paraprak të AK-së para se t'u jepte të drejtave ekskluzive apo të veçanta kompanive konçesionare.
AK i ka kërkuar qeverisë që të respektojë ligjin në të ardhmen dhe të kërkojë e të presë vlerësimin e AK-së për çdo vendim lidhur me konçesionet apo parteriteteve publike private.
AK, gjithashtu, i ka rekomanduar Ministrisë së Financave zbatimin me përpikmëri të marrëveshjes me kompaninë GIF Albania për markimin e karburantit, pasi gjatë dy viteve janë vënë re shkelje të saj.