Qeveria miraton 6676 kuota per Masterin Shkencor

Qeveria miraton 6676 kuota per Masterin Shkencor
Një sërë kategorish përfitojnë nga tarifa e shkollimit

Në vendimet e fundit të marrë nga Këshilli i Ministrave është miratuar dhe ndryshimi i kuotave për Masterin Shkencor. Në ligjin e mëparshëm numri në total i kuotave për Masterin Shkencor dhe Masterin Profesional ka qenë 8608, por tashmë me vendimin e fundit vetëm për Masterin Shkencor do të jenë 6676 kuota. Ky është një nga premtimet  Kryeministrit për të arsimuar çdo të ri shqiptar. Kjo pritet të jetë një mundësi për të gjithë studentët që duan të vazhdojnë Masterin shkencor, pasi me rritjen e kuotave rritet dhe mundësia për të fituar.

Kuotat

1. Kuotat e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, për programet e studimeve të ciklit të dytë, “Master i Shkencave”/ “Master i Arteve të Bukura”, për vitin 2011 - 2012, të jenë 6966. Këto kuota të ndahen, si më poshtë:

 a) Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit “Master i Shkencave”/”Master i Arteve të Bukura”                  6676;                      

a) Kuotat për programe të dyta studimi                                  100;
c) Kuotat për transferimin e studimeve                                  100;
ç)   Kuota për shtetas  të huaj                                                   50;
d) Kuotat për personat që nuk shikojnë                                    20;

dh) Kuotat për romët, ballkano -egjiptianët                           20.”.

       

   “a) Kuotat e pranimeve të reja  për programet e studimit
   “Master i  Shkencave”/”Master i Arteve të Bukura”,
  për aplikantët brenda territorit të vendit,  6645”.

 

Kategoritë që përfitojnë nga tarifat e shkollimit

 Këshilli i Ministrave ka miratuar gjithashtu dhe kategoritë që përfitojnë nga heqja e pagesës së shkollimit, të cilat do të jenë disa. Këto kategori janë të renditura si më poshtë:

1-Për statusin e të verbrit

2- Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik

3- Statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist

4-Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës.

5-Për jetimët

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama