Qeveria ndryshon rregullat vizite te psikologu per te marre patenten

Qeveria ndryshon rregullat, vizite te psikologu per te marre patenten

Janë në total 53 masa që do të ndërmerren në mënyrë të përshkallëzuar, nga më emergjentet te më pak problematiket, për të zgjidhur çështjen e sigurisë në rrugë. 

 

Gazeta “Panorama” ka siguruar planin e plotë të këtyre masave, që u miratuan nga Komiteti Ndërministror i Sigurisë Rrugore, i prezantuar pak kohë më parë. Kjo paketë masash fillon me inspektimin e akseve më problematike në vend, ku ka edhe një frekuencë të lartë aksidentesh, e deri në ndërmarrjen e fushatave mediatike për ndërgjegjshmin e qytetarëve. 

 

Të gjitha masat që parashikon paketa e miratuar tashmë dhe që do të zbatohet nga një sërë ministrish e institucionesh vartësie, përfshijnë ndërhyrje dhe korrigjime, por disa prej tyre janë më specifike. Kështu, një prej këtyre masave është ajo e kontrollit mjekësor që do të bëjnë ata që duan të marrin një leje drejtimi. Ky kontroll nuk do të jetë më thjesht një procedurë, por shumë i rëndësishëm dhe vlerësimi do të bëhet si përsa i përket pjesës fizike, edhe asaj mendore të të interesuarit. 

 

“Kryerja nga institucioni shëndetësor i njësive vendore publike apo private të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë i kontrollit mjekësor për kërkesat fizike dhe mendore për marrjen e leje-drejtimit të mjetit rrugor nëpërmjet testimit psikofizik me metoda të akredituara të BE-së”, thuhet në masën numër 35 të paketës. 

 

Një hap tjetër që do të mbikëqyret në mënyrë specifike është edhe pjesa e testimit të kandidatëve. “Kontrolli i procesit të testimit të kandidatëve për drejtues mjeti nëpërmjet sistemit online për vlerësimin e kandidatëve, regjistrimin dhe administrimin e gjithë procesit në autoshkolla”, thuhet në masën numër 25.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama