Qeveria nuk do te ndryshoje pagen minimale per efekt te kontributeve shoqerore

Qeveria nuk do te ndryshoje pagen minimale per efekt te kontributeve shoqerore

Paga minimale për efekt të pagesës së kontributeve nuk do të ndryshojë këtë vit. Burime zyrtare pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë konfirmojnë se nuk do të ketë një vendim për ndryshimin e pagës minimale, për efekt të kontributeve shoqërore, pra ajo do të mbetet në nivelin e 19 026 lekëve. Vitet e fundit, çdo muaj korrik qeveria merrte vendimin për të rritur pagën minimale për efekt të kontributeve shoqërore, e cila shoqërohej automatikisht edhe me rritjen e pagës maksimale që llogaritej se duhet të ishte sa 5-fishi i asaj minimale.

 

Por qeveria socialiste duket se ka një “strategji” tjetër, që nuk ka të bëjë me vlerën, por me përmirësimin e rolit të pagës minimale, për rregullimin e sistemit të pagave në përgjithësi, por edhe për ndërtimin e politikave të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale. Sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale, me anë të strukturave do të ndikohet që në të gjitha kontratat kolektive të punës të përcaktohet niveli i pagës minimale, jo vetëm sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, por në nivele më të larta duke mbështetur biznesin e sindikatat në analizat socio-ekonomike që kryhen gjatë negociatave. Shqipëria njihet si një nga vendet e rajonit, por edhe Europës që zbaton pagën më të ulët. Sipas të dhënave të ISSH-së, në vitin 2012 paga minimale mbi të cilën llogaritej kontributi shoqëror ishte 18 295, ndërsa në vitin 2013 kjo vlerë arriti në 19 026. Kjo pagë jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama