Qeveria pension te posacem per Hajrie Rondon dhe Bujar Lakon

Qeveria pension te posacem per Hajrie Rondon dhe Bujar Lakon

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme ka vendosur që t’u japë aktorëve Hajrie Rondo dhe Bujar Lako pension të posaçëm shtetëror. Ky vendim vjen pak kohë pas fushatës publike në rrjetet online për t’i ardhur në ndihmë aktores Rondo, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë. Fushata sensibilizuese kishte si qëllim sigurimin e mjeteve financiare për kurimin e saj jashtë vendit. Hajrie Rondo ka mbi 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma. Ndërsa Bujar Lako e filloi karrierën si aktor në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” dhe “Përballimi”. Pas kësaj ai realizon një sërë figurash në rreth tridhjetë filma, midis të cilëve mund të përmendim: “Gjeneral gramafoni”, “Udha e shkronjave”, “Ballë për ballë”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime” dhe “Amiko”, produksion francez. Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçojmë: “Vizita e inspektorit”, “Monserati”, “Vdekja e një komisioneri”, “Vdekja e Dantonit”, “Ditë vere”, “Ariu”, “Harv” etj. Pension i posaçëm i është dhënë edhe sportistit Astrit Greva, një nga figurat më të njohura të basketbollit shqiptar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama