Qeveria po pergatit 65 koncesione te reja dhe lejimin e importit te plehrave per riciklim

Qeveria po përgatit 65 konçesione të reja dhe lejimin e importit të plehrave për riciklim

Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi në një intervistë me Aurora Sulcen në Ora News deklaroi se në periudhën e qeverisë Berisha janë dhënë 143 konçensione, ndërsa nga qeveria socialiste deri më tani janë aprovuar vetëm 14, ndërsa për 65 të tjera janë duke u përgatitur studimet e fizibilitetit.

Ministrja shpjegoi gjithashtu se konensioni i zonës së lirë të Spitallës do të ripropozohet për një tjetër zonë, më të vogël nga 250 hektarët që ishte parashikuar më parë. Sipas minsitres, përgatitja e tenderit të ri do të bëhet në konsultim që në fazën fillestare me ambasadat e pranishme në Shqipëri dhe me një përforcim të kërkesave për pjesëmarrësit. Minsitrja ka informuar, gjithashtu, se investitorë turq dhe maqedona kanë vizituar ministrinë pikërisht për këtë qëllim, sikurse të tjerë investitorë kanë shprehur interes për zonën e Vlorës dhe Koplikut.

E pyetur për rënien, sipas INSTAT-it, të eksporteve, ministrja deklaroi se nuk beson se do të ketë një tjetër "paketë fason", ndërkohë qeveria po mundohet të zbatojë paketën ekzistuese, për të cilën shoqëritë e prodhimeve fason denoncojnë se është zbatuar vetëm pjesërisht. Qeveria do të fokusohet në të ardhmen në sektorët të tjerë si ai i agrikulturës, turizmit, të plastikës dhe riciklimit.

Në lidhje me rinegocimin e ekskluzivitetit për Aeroportin e Rinasit, të cilin paraardhësi Ahmetaj e kish deklaruar më shumë se njeherë si të mbyllur me sukses, Ministrja e Ekonomisë u shpreh se nuk ka shumë informacion për të dhe se nuk e di si do të zhvillohen ngjarjet.

Në përmbledhje, Ministrja e Ekonomisë konfirmoi se:


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama