“Në atë poster nuk është asnjë shkrimtar nga Kosova e vise të tjera shqiptare. Kjo mungesë të bën të shtrosh pyetjen: a e kemi ne një letërsi kombëtare a dy, a e kemi ne një letërsi shqipe si njësi e njëjtë në Shqipëri e në Kosovë? Duke mos vënë në atë poster asnjë shkrimtar të Kosovës, edhe pse ka mjaft botues nga Kosova, ne sikur e mohojmë njësinë e letërsisë shqipe qe e quajmë njësi letrare e kombëtare shqiptare” thotë mes tjerash Qosja.
Në këtë edicion të Festivalit të Librit dhe Artit Pamor në Tiranë ai ka promovuar vëllimin e parë të Ditarit të tij. Akademiku e shkrimtari Rexhep Qosja megjithatë duket se ka pasur kritikë për posterin e këtij Festivali. Aty janë shkrimtarë vetëm nga Shqipëria, sipas Qosjes.
“Në atë poster nuk është asnjë shkrimtar nga Kosova e vise të tjera shqiptare. Kjo mungesë të bën të shtrosh pyetjen: a e kemi ne një letërsi kombëtare a dy, a e kemi ne një letërsi shqipe si njësi e njëjtë në Shqipëri e në Kosovë? Duke mos vënë në atë poster asnjë shkrimtar të Kosovës, edhe pse ka mjaft botues nga Kosova, ne sikur e mohojmë njësinë e letërsisë shqipe qe e quajmë njësi letrare e kombëtare shqiptare” thotë mes tjerash Qosja.
“Nuk kemi dy letërsi, kemi një letërsi kombëtare shqipe që nënkupton bashkësinë e letërsive të të gjithë shqiptarëve kudo janë. Ne e kemi shpallur vitin e De Radës 2014-ën, por ai mungon në atë poster. Si është e mundshme kjo? Këto janë vërejtjet e mia esenciale që prekin problemin thelbësor mbi konceptin letërsisë së kombit shqiptar” citohet të ketë thënë akademiku Qosja. E në këtë poster janë fotografitë e Fatos Kongolit, Ismail Kadaresë, Ardian Klosit e shkrimtarëve të tjerë nga më të famshmit në Shqipëri.