Stili i Adolf Hitlerit, e kryesisht mustaqet e tij, e kanë bërë një imazh karakteristik në botë. Në mbretërinë e kafshëve duket se stili i tij po hyn në modë tani. Një peshku pesëvjeçar në Belfast, i ka dalë një njollë e zezë si mustaqe, ndrësa rritej dhe emri i tij është ndryshuar nga pronarja, nga Xhorxh, në Adolf Tidler. Sipas pronares, mustaqet nuk janë e vetmja e përbashkët që ka Xhorxh me diktatorin nazist. “Si Hitleri, Xhorxhi është vegjetarian. Kur hyj në dhomë, ai drejtohet nga unë dhe më duket sikur po tenton të më hipnotizojë me pozicionin që mban. Por me siguri ai përshëndet!”, tha pronarja e peshkut, Debora. Ajo shtoi se edhe ngjyra e luspave të tij ka ndryshuar shumë motete e fundit, duke u bërë nga portokalli e ndezur në një nuancë më kafe. Sipas veterinerëve, kjo shenjë e zezë është një pigment që trupi i peshkut e prodhon për të luftuar infeksionet. Por, mund të mos jetë i përhershëm.