Qumeshti i gjirit faktor kryesor per rritjen mendore te femijeve

Qumështi i gjirit faktor kryesor për rritjen mendore të fëmijëve
Konfirmimi vjen nga Arkiva e Psikiatrisë së Përgjithshme nga Michael Kramer i Universitetit McGill dhe në të njëjtën kohë edhe nga spitali Pediatrik i Montrealit. Qumështi i nënës u quajt si një prekje e shenjtë për të sapo lindurit, dhe jep një efekt pozitiv edhe në kohë të gjatë në shëndetin e fëmijëve.

Sipas studiuesve për ta është ende mister përbërësi kryesor i qumështit të gjirit që jep efekte të tilla.

Ata mendojnë që është një tip i veçantë yndyre ose edhe një faktor i ndryshëm që ndihmon në rritje që në qumështit e tjerë nuk gjendet.

Në të njëjtën kohë psikologët mendojnë se ky ingredient sekret zhvillohet në momentin që nëna ushqen fëmijën e saj.

Besnik Anxhaku  : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama