Qytetaret e Kosoves braktisin zgjedhjet zgjedhin plazhet e Shqiperise

Qytetaret e Kosoves braktisin zgjedhjet, zgjedhin plazhet e Shqiperise

Plazhi i Durrësit dhe ai i Velipojës ditën e djeshme ka qenë i mbushur me pushues të shumtë, ku nuk kanë munguar edhe ata nga Kosova. Edhe pse dje në Kosovë po zhvilloheshin zgjedhjet parlamentar, shumë pushues u janë drejtuar plazheve dhe jo qendrave të votimit. Qytetarë nga zona të ndryshme të Shqipërisë, nga Kosova dhe Mali i Zi, janë dyndur në këto pika turistike, duke shijuar ujin e kaltër dhe rrezet e diellit. Një pjesë e pushuesve nga Kosova janë shprehur, se kanë votuar pastaj janë nisur drejt bregdetit shqiptar. Për qytetarët e Kosovës zgjedhjet shihen si një shpresë për ndryshime pozitive në vend, aq më shumë kur Ballkani Perëndimor ka hedhur sytë drejt integrimit në familjen evropiane.




Artikujt e fundit


Reklama

Reklama