Qytetaret ndezin qirinj dhe lule per funeralin e munguar te Aishe Vates

Qytetaret ndezin qirinj dhe lule per 'funeralin e munguar' te Aishe Vates
Dhjetra qytetarë në kryeqytet u mblodhën në mbremje para Pallatit të Kultrës për të ndezuar një qiri në kujtim të jetës së vajzës 18 vjeçare Aishe Vata e cila u vra pak ditë më parë në mënyrë barbare nga një në 80 vjeçar i cili kishte abuzuar më parë seksualisht me të.

Qytetarët shprehen në revoltën e tyre se nuk janë dakort me mentalitetin e familjes së vajzës e cila refuzoi ti organozojë asaj edhe një funeral, që është shërbesa e fundit për çdo njeri, sepser ajo sipas saj kishte prishur nderin e familjes, ndaj dhe me lulet dhe qirinjtë këta njerëz menduan ti bëjnë Aishes funeralin e munguar të familjes.

18 vjeçarja u vra mizorisht nga 80 vjeçari, pas disa vitesh abuzimi seksual me të ai i ka marrë asaj jetën duke i prerë kokën me kosë,pasi ksihte mësuar se ajo ishte shtatëzënë me fëmijën e tij. Mostra plak ka rrëfyer vetë ngjarjen para policisë duke treguar edhe detaje të krimit, ndërkohë që sot u zbulua se ai ksihte qënë mik it ë atiti të viktimës për shumë kohë. Familja e Aishes refuzoi t`i kryente asaj një funeral me pretendimin se vajza ka prishur nderin e familjes.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama