Studimi
Kur hulumtuesit e AAFA për studim “Qytetet më të mira kundër astmës” radhitin disa qytete, ata shikojnë në 100 zonat e larta më të mëdha metropolitane dhe japin vlerësimin e tyre për një numër të kritereve, duke përfshirë edhe përhapjen e astmës, nivelet e ndotjes, dhe prezencën e polenit në ajër. Dhjetë qytetet që u renditën më të mira kundër astmës në studimin e AAFA janë: Cape Coral, Florida; Seattle; Mineapolis; Kolorado Springs, Colorado; Portland, Ore; Palm Bay, Florida; Daytona Beach, Florida; San Francisko; Portland, Maine; qyteti Boise, Idaho. Por a janë këto qytetet më “të mira” kundër astmës në SHBA? Jo, thotë Angel Waldron, Menaxher i Marketingut dhe Komunikimit për AAFA, i cili ka punuar në këtë studim. “Ne kemi marrë në pyetje kaq shumë njerëz që vuajnë nga astma, dhe shumë prej tyre na pyesnin ku duhet të jetoj që të mos vuaj prej saj?”, shprehet Ëaldron. “Për fat të keq, është një pyetje që ne nuk mund t’u përgjigjemi. Ka kaq shumë faktorë, dhe të gjitha varen nga fakti se çfarë i shkakton simptomat tuaja.” Një qytet mund të jetë i mirë për person që vuan nga astma, por mund të jetë i dëmshëm për një person tjetër. Megjithatë, ndërsa nuk ka ide të qarta për një qytet më të mirë kundër astmës, ekspertët thonë se disa faktorë mund të ndikojnë në qytetet që largojnë astmën te një person i caktuar, pra ndikojnë për mirë ose keq. Këtu qëndron dobësia.
Tek gjeografia.
Gjeografia dhe astma
Ekspertët thonë se gjeografia mund të luajë një rol të rëndësishëm në simptomat që shfaq një person i sëmurë me astma. Shumë prej qyteteve që renditen edhe në studimin e AAFA ishin pranë ujit. Për shembull, tre nga dhjetë qytete më të mira kundër astmës janë në bregdetin e Floridas. Përqendrimi i polenit në ajër pritet të jetë më i ulët në vende ku ka rrotull ujë, kë treguar Cascya Charlot, MD, drejtor mjekësor i Qendrës për Alergjinë dhe astmën në Brooklyn. Nga ana tjetër, qytetet që nuk kanë më shumë mundësi të qarkullimit të ajrit, për shembull, ato që ndodhen në lugina, mund të jetë e vështira për njerëzit me astmë. “Luginat e ndonjëherë mund të jenë me ajër të ndotur, pasi shumica e banimeve përqendrohen aty,” thotë Bernstein. “Ajri nuk lëviz lirisht.” Megjithatë, ndërsa erërat që vijnë nga oqeanet dhe liqenet mund të jenë masa ajri më të pastra, edhe pse kohët e fundit uji nuk është garanci për kualitetin e ajrit të mirë. “Qytete të tjera që ndodhën pranë ujit si Milwaukee nuk rezultojnë me ajër shumë të pastër,” thotë Waldron.
Si ta njohim astmën
- Fjala astmë vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë pikturë. Në thelb, sëmundja e astmës konsiderohet si sëmundja e pamundësisë së të marrit frymë.
- Është sëmundje kronike, që prek rrugët e frymëmarrjes, ose e thënë ndryshe tubat që transportojnë ajrin brenda dhe jashtë mushkërive.
- Kur je me astmë muret e brendshme të rrugëve të frymëmarrjes infektohen lehtësisht dhe janë shumë të ndjeshme. Për shkak të faktorëve të ndryshëm, ato, përveçse irritohen, edhe ngushtohen duke pakësuar sasinë e ajrit që shkon në mushkëri. Kjo shkakton simptomat e kollitjes, marrjen e frymës, apo teshtimën.
- Astma nuk mund të kurohet, por pjesa më e madhe e njerëzve që e kanë mund ta kontrollojnë dhe si pasojë të kenë një jetë normale.
- Kur situata rëndohet, atëherë kemi të bëjmë me një krizë astme. Në raste të tilla, rrugët e frymëmarrjes mund të mbyllen në mënyrë të tillë që të mos arrijnë ta çojnë dot oksigjenin e mjaftueshëm tek organet jetike. Njerëzit mund të vdesin nga kriza të tilla.
- Të kujdesesh për astmën është shumë e rëndësishme. Duhet të bashkëpunosh ngushtë me mjekun për të mësuar se si të manovrosh në raste të ndryshme.
- Studimet ende nuk e kanë nxjerrë në dritë se cilat janë rastet që shkaktojnë astmën, megjithatë dihet se nëse në një familje është dikush me astmë, anëtarët e tjerë janë më të prirur ta kenë një gjë të tillë.
Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e astmës
Thuajse gjysma e të rriturve që kanë astmë vuajnë edhe nga alergjia, e cila në më të shumtën e rasteve e ka origjinën nga fëmijëria. (Te pacientët, ku astma shfaqet në moshë të madhe, zakonisht faktori alergji nuk luan ndonjë rol kryesor). Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë alergjitë janë:
- Pluhuri i shtëpisë, i cili zakonisht përmban enzima me alergjenë të fuqishëm. Pikërisht ky është edhe shkaku kryesor i alergjive në ambientet e shtëpisë.
Kafshët shtëpiake
Poleni. Një krizë astme nga alergjia e shkaktuar prej polenit ka më shumë të ngjarë që të ndodhë gjatë ndryshimeve dhe aktiviteteve drastike atmosferike, të tilla si rrufetë.
- Myku
Sipas një studimi të vitit 2002, myku mund të shkaktojë krizat më të rënda të alergjisë te personat e rritur, në krahasim me alergjenët e tjerë.
- Kërpudhat
Furrtarja e zezë. Është një nga shkaqet kryesore të astmës dhe mund të shkaktojë probleme të rënda në funksionimin e mushkërive edhe te personat që nuk kanë probleme astmatike.
Karburantet. Disa lloje karburantesh mund të jenë shkaqe alergjish. Mendohet se lëndët djegëse të përpunuara, të tilla si vajguri, për shembull, janë shkaqe alergjish.
- Procesi alergjik
Quhet ndryshe atopi dhe ende nuk është zbuluar lidhja që ekziston mes tij dhe astmës. Në të bëjnë pjesë shumë alergjenë ajrorë, të cilët shkaktojnë një sërë trazimesh në sistemin imunitar, që çojnë në infektime dhe hiperaktivitet të rrugëve të frymëmarrjes. Ja një përshkrim i tij.