Duke analizuar të gjithë faktorët vendin e parë e zuri Parisi, nga qytetet italiane është vetëm Milanoja, por jo në dhjetëshen e më të mirëve.
Parisi- Nuk është padyshim qyteti më ekonomik në botë, por qendrat studentore dhe universitetet e tij e bëjnë atë vendin me ideal në botë për studentët. Mund të përmenden universitetet La Sorbonne, l’Ecole Polytechnique, l’Ecole Normale dhe l’Universitè Pierre et Marie Curie të njohura në të gjithë botën. Një në dhjetë student është i huaj për shkak edhe të lehtësisve që ofron Parisi për të huajt.
Londra- Është ndër vendet më popullore dhe ka 12 universitete të nivelit të lartë. Komunikim, shkenca sociale, media dhe art një mjedis akademik produktiv si dhe mundësi punësimi. Ashtu si dhe Parisi nuk është një qyetet ekonomik , pasi qeratë janë të larta dhe stërlina s’të ndihmon, por niveli i lartë i universiteteve dhe shërbimet e rëndisin Londrën në vendin e dytë.
Bostoni- Qyeteti i parë amerikan i rënditur që mban dy prej universitetve më të mira të botës, Harvard dhe Massachusetts. Kjo është zona me përqëndrimin më të lartë të universiteteve historike. Edhe cilësia e jetesës është ndër më të mirat, shumë hapësira të gjelbra, kulturë, art dhe aktivitete kombinohen në një metropol të gjallë dhe miqësor.
Por çfarë e pengon të jetë në vendin e parë? Të studiosh në Amerikë, përshembull në Harvard duhet të paguash 50 mijë dollarë vetëm në një vit. Mund të marrësh bursa por seleksionimi është i vështirë.
Melburni- Pika më e fortë e qytetit australian është qëndron në mundësitë e punësimit. Klima dhe cilësia e jetësës e rëndisin Melburnin në vendin e katërt.Padyshim edhe universitet shumë cilësore.
Viena- Pika e saj e fortë janë kostot e ulëta në universitete e saj. Edhe pse mund të mburret me vetëm dy univeristete ndërkombëtare. S’është si Londra por është mundësi e shkëlqyer për këdo që dëshiron të studiojë jashtë vendit.