Qyteti që ndërtoi Pirro gjendet disi km më sipër ndoshta 7km në fshatrat Saraqinisht. Antigoneja është një ballkon ku në prerin tënd qëndron lugina e Drinos përballë qytetit të Gjirokastrës. Fokusi përfshinë një pamje magjepse .Rrënojat këtu qëndrojnë kohës prej fund të shekullit të 3-të dhe në fillim të shekullit të 2-të, kur mori formën e një qytet shteti dhe u kthye në një nga vendbanimet më të rëndësishme të antikitetit. Qyteti shtrihet në një kurriz të gjatë e të sheshtë të kodrës së Jermës rreth 700 metra mbi nivelin e detit, në afërsi të fshatit Saraqinishtë, përballë pamjeve të bukura të Gjirokastrës.Sipërfaqja e përgjithshme e qytetit brenda dhe jashtë mureve është rreth 90 hektarë.
2.
Shetitje ne hapësirat e pamata te qytetit qe mban emrin e Mbretereshesh Antigona. Lojra sportive ne lendinat plot lule. Ushqim i shijshëm nen hijet e lisave shekullore. Uje i paster dhe i fresket nga burimet me ujë kristal te Antigonese. Shetitje me kuaj dhe bicikleta. Futboll dhe voljeboll. Birra dhe pije freskuese, qofte dhe shishqebap zgare, djathe dhe veze fshati. Kjo është një ditë pikniku në qytetin e Pirros.Antigoneja në pranverë shtrohet në një qylim masiv të gjelbër.Autobuzët,automobilat e .tjerë qëndrojnë më sipër ngase ledhet janë të mbushura kanë me rrënoja.Pllajat mërzejnë në diell i bëjnë, hije trupit të vet.Përpara se të lini pas korijet e gjelbëruara, vështrimin e fundit hedheni nga qyteti i Pirros.Duke folur për Lushin dua të them se Lushi ka ndërrmara ekspedita,dhe e ka zbukuar qytetin e Pirros me një sërë projektesh.
Ndiqni ritmin e kësaj dite .Në përmbajte shfaqet e qetësuar,e zakonshme,gati e rëndomtë,mirëpo brendia e saj është plot thesare.Thesarët e kësaj bote, nuk fshihen në brendi të tokës,por rrojnë në thellësitë e shpirtërave . Kapjen e fillit,që bëri Lushi ,bënë për ti paraprirë poezisë,delli i pashfaqur ende,nuk dihej rruga, që do të ecte,traga dhe fushpamja që do të përshkonte , gjurmët nuk shiheshin qartazi,por brendia e shpirtit pluskonte lëvizje sizmike.Lushi dhe 5 shtetarë të tjerë e kthyen Antigonen në një qëndër arkeologjiek të viziztueshme.Duhet vlersuar edhe kontributi i tyre , leximi i të cilës është paraprirë nga puna dhe idet për të ndricuar një qytetërim të humbur.
Pikërisht fryma e këtij njeriu plot ide.Era nuk e rrëzoi në përruan e thellë.E zgjoi atë ëndërr të fshehur,shpirti i lartësuar për të bërë punëra tëmbara.Prandaj ndikimi i Lushit nuk shfaqet rastësor,i beftë,por është përcaktues është një lloj skalitje siç bënë me gurin skulptori, pikërisht në saj të forcës,që i dha fryma e tyre,Antigoneja sot është qëndër e vizitueshme.Ata që kthehen prej andej janë koshientë të tregojnë se kanë parë një qytete magji kur mjegulla e bardhë si një napë e ka përprirë të gjithën dhe mbretesha Antigona ende flë në kujtesën e qytetit. Po Pirro ku është?Prej vitit 2011gërmimet në Antigone i kryen një ekspeditë e Institutit Arkeologjik me udhëheqës prof .Dr Dhimitër Condi.
3.
Historia e qytetit. Gërmimet e para janë bërë nga arkeologu grek Evangeliades Demitrios në vitin 1913, por ishte arkeologu i njohur shqiptar Dhimosten Budina i cili, në vitet 1970 dhe 1980, zbuloi planin e qytetit dhe gjithashtu emrin e tij. Një seri prej monedhash bronzi të gjetura gjatë këtyre gërmimeve ishin përdorur ndoshta për të votuar në asamblenë e qytetit. Ato ishin stampuar me mbishkrimin Antigonean nga ku u identifikua dhe emrin i qytetit historik për herë të parë. Pirroja i vuri emrin qytetit Antigonea – sipas emrit të gruas së tij të parë, vajza e një familje fisnike maqedonase të Berenikës dhe Fillipit. Më vonë Berenika u martua me Ptolemeun, mbretin e Egjiptit dhe pasardhës i Aleksandrit të Madh, në oborrin e të cilëve Pirro u njoh me Antigonenë.
Përveç gruas se tij, Pirroja nderoi edhe vjehrrën –Berenikën duke i vënë emrin e saj një qyteti të Epirit .Kur Pirro ishte 17 vjeç, sipas Plutarkut, historian i lashtë, një kryengritje e përmbysi atë si mbret dhe ai u vendos nën kujdestarinë e Mbretit Dhimitër i Maqedonisë. Më vonë dërgua në oborrin e Ptolemeut. “Duke qenë se Pirro ishte i shumë i aftë të bënte për vete njerëzit e fortë dhe i urrente frikacakët, dhe meqenëse ishte shumë i sjellshëm dhe i urtë në jetë, sipas shkrimeve të Plutarkut, ai u zgjodh midis shumë princërve të tjerë të martohej me Antigonën.
Kjo martesë i dha Pirros një emër shumë të mirë dhe e bëri shumë të njohur. Me ndihmën e gruas së tij të mirë, Pirroja ia doli të mblidhte para, të ngrinte ushtrinë dhe të kthehej drejt Epirit për te rimarrë fronin mbretëror. Antigonea, qyteti i dytë i provincës Epiriote të Kaonisë, pas Foinikes, si nga përmasat edhe nga rëndësia, kontrollonte të famshmen Via Egnatia që lidhte Dyrrachium (Durrësin), Apolloninë dhe Orikumin, me malësitë e Janinës dhe Epirit Jugor. Për shkak të pozitës së rëndësishme gjeografike, në një kodër dominuese te quajtur Jerma, në mes të luginës së Drinos, Antigonea u bë e njohur si përfaqësuese e kulmit të zhvillimit ekonomik. Qyteti ishte i rrethuar nga mure solide rreth 4,000 m gjatësi, që mbronin qytetin nga të gjitha anët, veçanërisht në pjesën jugore dhe perëndimore ku rreziku ishte më i madh për shkak të terrenit. Muret fortifikuese dhe ato të shumicës së shtëpive të zbuluara deri tani, jane bërë me blloqe të madhësive të mesme e të mëdha guri gëlqeror, të marra nga gurorja e malit të Lunxhërisë.
Askund tjetër si në Antigone, krahasimisht me shume qytete të tjera të fortifikuara në maja malesh, tipike për qytetet e lashta të zbuluar në Shqiperisë së sotme, arkeologë kanë mundësi të studiojnë zhvillimin urbanistik dhe arkitekturor. Kjo sepse Antigonea dallohet nga qytetet e tjera të lashta për planin e saj urban të tipit hipodamik, katërkëndësh dhe të rregullt, i ngjashëm me shumë qytete helene të Greqisë. Për herë të parë në qytetet e lashta në Evropë elementet urbane dhe arkitektonike të zbuluara, japin një ide të planifikimit te qytetit, duke treguar se Antigonea është ndërtuar me një urdhër, dhe nuk është zhvilluar më ndër vite.
Në vitin 198 para Krishtit, ushtria romake mposhti ushtrinë e Filipit te V-të, mbretit të Maqedonisë afër Antigonesë. Ashtu siç raportohet nga gjeografi Strabo, në vitin 167 para Krishtit, Antigonea dhe 70 qytete te tjera të Epirit u shkatërruan nga ushtria e Amilius Paullus, i cili mori hak për dëmet e shkaktuara Italisë nga Lufta e Pirros. Zhvillimet e mëtejshme të qytetit dëshmohen vetëm nga mbetjet e gjetura të kishës, në dyshemenë e së cilës ka një mozaik të Shën Kristoforit dhe një emblemë greke që dëshmon ekzistencën e qytetit ne periudhën paleo – kristiane. Kjo kishë ishte ndoshta godina e fundit e ndërtuar në rrënojat e Antigonesë së lashtë dhe që u shkatërrua gjatë sulmeve sllave në shekullin e 6-të të erës sonë.
Antigonea, qyteti i ndërtuar me urdhër të Pirros për nder të gruas së tij si shenjë e dashurisë së tij, u dogj brenda një nate me urdhër të gjeneralit Romak Emilius Paullus në vitin 167 Para Krishtit si hakmarrje dhe në shenjë urrejtje, për aleancën e një pjese të fiseve Epirote me Maqedonasit që luftuan kundër Romakëve.